Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova zhvillon ndeshjen e raundit të fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Qiproja është kundërshtari i Dardanëve, ndërsa të dyja këto skuadra kanë për qëllim që të shmangin rënien në Ligën D.
Kosova synon fitoren para tifozëve të vet, mirëpo do t’i mjaftojë edhe një barazim për të qëndruar në Ligën C.
Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale për detajet e ndeshjes Kosova – Qipro.
Përfundon ndeshja
Ka përfunduar ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Qipros në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Dardanët e gjetën pesë herë rrjetën dhe pranuan një gol.
Sërish Muriqi
84′ Harkim fantastik nga Rashica dhe Muriqi e realizoi golin e dytë personal me goditje me kokë.
83′ Milot Rashica nuk arrin ta shënojë golin e pestë.
Qipro shënon një gol
81′ Kosova pranon gol.
73’ Tjetër goditje e bukur nga Florent Muslija, por portieri qipriot ia mohon një tjetër gol të bukur.
68′ Raste të njëpasnjëshme të nikoqirëve, të cilët duan të shënojnë gola të tjerë.
57′ Mundësi për golin e pestë, Rashani ishte afër.
Muriqiiiii
52′ Nuk mund të mungonte goli i Vedat Muriqit! Sulmuesi shtatlartë pranoi një top nga Muslija dhe e plotësoi listën e golave të bukur në këtë mbrëmje.
3-0, fillim i frikshëm i pjesës së dytë
47′ Kombinime nga Celina dhe Muriqi, ky i fundit e godet shtyllën, ndërsa Elbasan Rashani ishte në vendin e duhur për të shënuar.
Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur gjysma e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët janë në epërsi prej dy golave të shënuar nga Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45’).
Përfundon pjesa e parë
Dy gola të mrekullueshëm i kanë realizuar vendasit përmes Florent Muslijës (22’) dhe Donat Rrudhanit (45’).
Tjetër supergooooool… asiton Muriqi, realizon Rrudhani
45’ Kosova e ka realizuar edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri’. Muriqi asistoi te Donat Rrudhani, i cili krijoi hapësirë dhe shënoi.
https://twitter.com/_TheNextWave/status/1574846688493293572
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1574845901314707457
40′ Goditje me kokë nga Muriqi, por intervenon portieri i Qipros.
37’ Vazhdojnë rastet e shumta të Kosovës, mirëpo kësaj radhe mungoi finalizimi.
33’ Situatë e rrezikshme në anën tjetër, por bllokon Rrudhani.
28′ Tjetër mundësi për Arbër Zenelin, por topi shkon jashtë.
Goooool… Muslija i jashtëzakonshëm
22′ Supergol!!! Harkimi i Hadërgjonajt u devijua nga një lojtar kundërshtar dhe shkoi në këmbët e Florent Muslijës, i cili shënoi një gol shumë të bukur.
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1574840056401072163
https://twitter.com/sr_samuel_99/status/1574839564170137606
18’ Dardanët me synim të qartë, vazhdojnë në ndërtimin e rasteve për t’u treguar të rrezikshëm përballë portës kundërshtare.
15’ Muslija provon goditjen nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, por topi shkon jashtë.
9’ Kombinime të bukura ndërmjet Muriqit dhe Zenelit, por ky i fundit preferoi të pasonte në vend se të gjuante në portë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë