Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, gjithçka që ndodhi në protestën e OVL UÇK-së

- 07/08/2025 22:24-Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë
- 07/08/2025 22:22-Spiropali: Protesta në Prishtinë, zë i indinjatës mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike
- 07/08/2025 22:21-OVL-UÇK falënderon qytetarët: Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot
- 07/08/2025 22:20-Haradinaj pas protestës së veteranëve: Kosova kërkon drejtësi
- 07/08/2025 22:19-Krasniqi falënderon qytetarët për pjesëmarrje në protestën masive kundër padrejtësive në Hagë
- 07/08/2025 17:47-Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës: Kosova nuk është kompromis, është shtet sovran
- 07/08/2025 17:33-Gucati në protestë kundër Gjykatës Speciale: Kjo gjykatë po kriminalizon UÇK-në dhe po i shërben Serbisë
- 07/08/2025 17:25-Ali Ahmeti arrin në protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
- 07/08/2025 17:17-Nis protesta gjithëpopullore në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së
- 07/08/2025 16:47-Qytetarë nga Kërçova në protestën e OVL-UÇK-së
Mijëra qytetarë nga mbarë Kosova dhe rajoni u mblodhën sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar një proces të drejtë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta u organizua nga organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta, ndërsa pjesëmarrja përfshiu qytetarë nga shumë qytete të Kosovës, si dhe përkrahës nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Me flamuj kombëtarë dhe thirrje “UÇK”, protestuesit kërkuan që proceset gjyqësore ndaj ish-komandantëve të UÇK-së të trajtohen me paanshmëri dhe drejtësi, duke denoncuar atë që e cilësuan si drejtësi selektive dhe qasje të njëanshme të Gjykatës Speciale.
Organizatorët dhe folësit e pranishëm e cilësuan këtë gjykatë si një instrument që, sipas tyre, po tenton ta zhvendosë përgjegjësinë nga pushtuesi te çlirimtari. “Drejtësia selektive prodhon padrejtësi”, u tha ndër të tjera gjatë protestës.
Ndërkohë, protesta mori mbështetje zyrtare edhe nga autoritetet në Tiranë dhe faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, nuk iu bashkua protestës, duke e cilësuar si “të vonuar”.
07/08/2025 22:24-Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë mbështetje për protestën e mbajtur sot nga veteranët e UÇK-së. Përmes një reagimi në Facebook, Rama shprehu habinë pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë ende hapa institucionalë në formën e një rezolute që të dënojë shkeljet e të drejtave të Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Ai premtoi se, në rast se Kuvendi i Kosovës do ta miratonte një rezolutë të tillë, Shqipëria do ta përkrahte menjëherë në Kuvendin e saj, duke e çuar këtë qëndrim përpara edhe në arenën ndërkombëtare.07/08/2025 22:22-Spiropali: Protesta në Prishtinë, zë i indinjatës mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e cilësoi këtë protestë si shprehje të “indinjatës së thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike”, duke theksuar mbështetjen për ish-udhëheqësit e UÇK-së që sipas saj po mbahen në Hagë në kundërshtim me çdo standard ligjor dhe njerëzor. “Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës”, ka shkruar ajo.07/08/2025 22:21-OVL-UÇK falënderon qytetarët: Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestën e thirrur me moton “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”. Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK tha se janë pa fjalë, teksa falënderuan qytetarët. “Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”, u tha në reagimin e OVL-UÇK.07/08/2025 22:20-Haradinaj pas protestës së veteranëve: Kosova kërkon drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në protestën e veteranëve, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Pas protestës, Haradinaj publikoi disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se Kosovë kërkon drejtësi.07/08/2025 22:19-Krasniqi falënderon qytetarët për pjesëmarrje në protestën masive kundër padrejtësive në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën masive të mbajtur në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj padrejtësive që, sipas organizatorëve, po ndodhin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. “Respekt dhe falënderim për secilin qytetar që sot u bashkua në protestën e drejtë dhe dinjitoze kundër padrejtësive në Hagë. Kosova nuk e harron sakrificën e bijve dhe bijave të saj”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij.07/08/2025 17:47-Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës: Kosova nuk është kompromis, është shtet sovran
07/08/2025 17:33-Gucati në protestë kundër Gjykatës Speciale: Kjo gjykatë po kriminalizon UÇK-në dhe po i shërben Serbisë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka akuzuar Gjykatën Speciale se po tenton të kriminalizojë UÇK-në dhe se më shumë po i shërben interesave të Serbisë sesa drejtësisë dhe lirisë së Kosovës.
Duke folur në një protestë të mbajtur kundër kësaj gjykate, Gucati u shpreh i ashpër në qëndrimet e tij, duke thënë se Gjykata Speciale ka dështuar të hetojë krimet e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
Më shumë lexoni këtu

















































