Anthony Joshua tani është rikthyer fuqishëm në luftën për titullit botëror pas një fitoreje të madhe ndaj Francis Ngannou, që në raundin e dytë me nokaut.

Për të gjitha lajmet dhe detajet, Telegrafi ju njoftoi minutë pas minute nga kjo mbrëmje e madhe e boksit.

09/03/2024 02:54-Kaq nga ne për sonte, shihemi në eventet e radhës në boks dhe sportet tjera....

Për t'i ndjekur të gjitha lajmet që kishin të bënin me meçin mes Anthony Joshua dhe Francis Ngannou, klikoni këtu....

09/03/2024 02:51-“Të lutëm mposhte Usykun që të kemi meçin më të madh në histori”

Tyson Fury ishte prezent afër ringut, kur Anthony Joshua fitoi me një nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou.

Kampioni i WBA, WBO dhe IBF, Oleksandr Usyk dhe kampioni i WBC, Fury takohen më 18 maj në një garë për të unifikuar titujt.  Nëse Fury e fiton atë meç, atëherë do të kemi meçin mes dy britanikëve.

Promotori i Joshua, Eddie Hearn, ka folur për DAZN, duke i kërkuar Furyt ta mposht Usykun, për të organizuar pastaj meçin e madh mes britanikëve.

Lexo lajmin e plotë... 

Screenshot 29

09/03/2024 02:35-Rezultatet e Anthony Joshua pas humbjes së dytë ndaj Oleksandr Usyk

Që nga ajo humbja e dytë ndaj Oleksandr Usyk, Anthony Joshua me të vërtetë ka nisur një rikthim mbresëlënës, ku dy të fundit ishin veçanërisht të mira.


Jermaine Franklin Jr – fitore me pikë unanime

Robert Helenius - nokaut

Otto Wallin – nokaut teknik

Francis Ngannou – Nokaut


09/03/2024 02:34-Francis Ngannou dhe e bën të kishte nevojë për oksigjen pas meçit

Anthony Joshua fitoi me një nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou, duke e mbyllur meçin më herët se sa ishte pritur.

Në raundin e dytë e rrëzoi dy herë, duke ia fikur dritat kamerunasit, që kishte nevojë edhe për asistencë mjekësore pas meçi.

Ish luftëtarit të UFC iu dha më pas oksigjen në qoshen që ishte ulur, pasi goditjet e fuqishme të Joshuas, e kishin tronditur.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 26 1

09/03/2024 02:15-Fjalët e Anthony Joshua për Francis Ngannou pas fitores

Anthony Joshua ka folur pas fitores ndaj Francis Ngannou, që në raundin e dytë me nokaut.

AJ ishte i përsosur, i qetë dhe i matur, ndërkohë që ishte i pamëshirshëm dhe i egër kur duhej, duke mos i lënë asnjë shans kamerunasit.

Britaniku ka pasur fjalë të mira për Ngannoun edhe pse e mposhti shumë shpejtë, duke e quajtur një frymëzim.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 25 1

09/03/2024 01:39-Anthony Joshua mposht Francis Ngannou me nokaut në raundin e dytë

Ish-kampioni i botës , Anthony Joshua me një super plan të lojës, arriti që të rrëzojë Francis Ngannou dy herë në raundin e dytë për të mbyllur meçin me nokaut.

Boksieri nga Kameruni arrin të ngrihet në këmbë pas goditje së parë, por goditja e dytë ishte vrasëse dhe gjyqtari nuk pranoi ta vazhdojë meçin.

09/03/2024 01:35-Raundi 1  

Joshua shtyn me një goditje të fortë ndërsa përpiqet të gjejë rrezen e tij qw në minutën e parë qw tw godas, ku nw fund e gjen dhe e rrwzon Francis Ngannoun.

Një paralajmërim i hershëm për yllin britanik.

lcimg 0f258b55 9b85 40e8 8af3 d47d48e7cb5d

09/03/2024 01:29-Joshua dhe Ngannou futen me stil në ring, gjithçka gati për meçin e madh

Në Riad do të zhvillohet meçi i madh i peshave të rënda mes Anthony Joshua dhe Franics Ngannou dhe tani është gjithçka gati.

Joshua doli me ngjyra të bardha si zakonisht, ndërsa Ngannou kishte një kombinim mes ngjyrës rozë dhe bardh.

09/03/2024 01:06-Parker mund Zhang me vendim të ndarë të gjyqtarëve

Një tjetër rezultat i madh për Joseph Parker, pasi ai mundi Zhilei Zhang me vendim të shumicës së gjyqtarëve, duke marr rezultate 113-113, 114-112, 115-111.

Pas fitores ndaj Deontay Wilder me një tjetër fitore e jashtëzakonshme nga Joseph Parker.

lcimg bdfc300a 2676 4a7d b6c9 541b1a06a550

09/03/2024 00:47-Joshua dhe Ngannou po kryejnë përgatitjet e fundit në zhveshtore

Kanë dal pamje të Anthony Joshua dhe Francis Ngannou duke goditur dhe kryer nxehjet e fundit në dhomat e tyre të zhveshjes.

Ky është event kryesor i peshave të rënda në këtë mbrëmje, që do të zhvillohet pas përballjes mes Zhilei Zhang dhe Joseph Parker.

Lexo lajmin e plotë... 

joshua nganou

08/03/2024 23:44-Meçi mes Rey Vargas dhe Nick Ball mbyllet në barazim, ankesa për ndarje të drejtësisë

Nick Ball i mohohet fitorja nga gjyqtarët. Ata e mbyllën në barazim.

Një gjyqtar votoi me 114-112 për Vargasin, tjetri vlerësoi rezultatin 116-110 për Ball, ndërsa i tregoi vlerësoi barazim 113-113.

Nick Ball kishte dy nokdaun. Promotori i tij, Frank Warren është i tërbuar dhe tashmë po bën thirrje për një revansh mes dy boksierëve.

08/03/2024 23:05-Jose Mourinho, Tyson Fury, Ronaldo e shumë emra të tjerë të pranishëm

Jose Mourinho është parë ringut në Riad përpara meçit të madh të peshave të rënda mes Anthony Joshua dhe Franics Ngannou.

Aty janë edhe emra të tjerë të njohur si Ronaldo dhe Tyson Fury.

08/03/2024 22:29-Israil Madrimov mposht Magomed Kurbanov me nokaut teknik

Israil Madrimov është kampioni i ri botëror në peshën super të lehtë të WBA,

Ai thjesht po dërmonte kundërshtarin e tij në litarë dhe gjyqtari ndërhyri.

Asnjë kundërshtim nga Kurbanov, i cili u dorëzua në raundin e pestë.

08/03/2024 21:19-Mark Chamberlain mund Gavin Gwynne me nokaut teknik

Gjyqtari Howard Foster e ka shikuar në syrin e djathtë dhe ka biseduar me këndin e Gavin Gwynne.

Këndi i Gwynne ka hedhur peshqiri, me Mark Chamberlain që ka fituar meçin.

Kjo ndodhi në raundin e tretë.

08/03/2024 20:29-Justis Huni fiton përballjen ndaj boksierit afrikano-jugor Kevin Lerena

Justis Hani ka fituar përballjen ndaj boksierit afrikano-jugor Kevin Lerena në eventin që po mbahet në Arabinë Saudite, më saktësisht në qytetin e Riadit.

Huni e dominoi plotësisht kundërshtarin në këtë përballje ndërsa pikët ishin 96-94, 98-92 dhe 96-94 që të gjitha në favor të australianit të pamposhtur.

Ai tani ka një rekord prej nëntë fitoresh dhe nuk ka regjistruar ende asnjë humbje.

https://twitter.com/dantheboxingman/status/1766180422411792403

08/03/2024 19:45-Rregullat që duhet t’i dini më meçin Joshua vs Ngannou

Meçi mes Anthony Joshua dhe Francis Ngannou do të jetë një ndeshje standarde e boksit profesionist.

Ndeshja do të jetë dhjetë raunde nga tre minuta në krahasim me luftimet më e zakonshme me 12 raunde.

Çdo luftëtar mund të fitojë me nokaut, vendim të gjyqtarëve ose nokaut teknik.

Joshua vs Ngannou

08/03/2024 19:03-Si bën jetë super luksoze falas Anthony Joshua – nga aeroplani privat te veturat, orët dhe pushimet

Anthony Joshua ka një stili jetese magjik, ku shpesh shfaqet në fotografi nga pushimet ekzotike me avionë privatë, motorë, vetura dhe orë të bukura.

Por, pavarësisht se ka qindra miliona dhe jeton një jetë luksoze, ylli britanik ende qëndron i përulur dhe falënderues për atë që ka.

Ai rrallë diskuton pasurinë e tij, duke iu shmangur pyetjes në një intervistë me Louis Theroux në vitin 2023.

Lexo lajmin e plotë...

joshua 1

08/03/2024 18:04-Parashikimet e figurave të mëdha të boksit për duelin Joshua-Ngannou

Anthony Joshua do të përballet me Francis Ngannou të shtunën në ora 00:20 sipas kohës sonë lokale, dhe disa figura të mëdha të boksit, duke përfshirë edhe Tyson Fury kanë dhënë opinionin e tyre se kush do të jetë fituesi.

Joshua po synon të marrë fitoren e trete radhazi, ndërsa një triumf i mundshëm ndaj Ngannou do t’i garantonte atij përballjen me fituesin e meçit Tyson Fury – Oleskandr Usyk, event ky që do të mbahet më datë 18 maj.

Lexo lajmin e plotë...

methode times prod web bin 664c9a47 c584 48d8 ae61 f5d718f97f51

08/03/2024 17:36-“E bëra me miliona, duhet të jetë mirënjohës” – Tyson Fury tenton ta vjedh shfaqjen duke treguar se fitoi Francis Ngannou nga lufta e tyre

Tyson Fury ka zbuluar të ardhurat që Francis Ngannou ka marrë nga përballja e tyre e mëparshme, duke e kritikuar pastaj dhe duke e quajtur kamerunasi “mosmirënjohës”.

Kampioni i UFC kaloi nga tetëkëndëshi në ring për meçin e madhe të peshave të rënda në tetor, ku ai rrëzoi Furyn, por në fund humbi me vendim të gjyqtarëve.

Pavarësisht përballjes së radhës me Anthony Joshua, tensionet mes Ngannou dhe Fury mbeten të larta.

Lexo lajmin e plotë...

FURY NAGGAOU

08/03/2024 16:19-Drake ka vënë një bast masiv për duelin Joshua – Ngannou, fansat kanë frikë se ‘mallkimi’ i tij do godasë përsëri

Reperi kanadez Drake është bërë përsëri temë, pasi kësaj radhe ka vendosur një bast masiv për duelin mes Anthony Joshua – Francis Ngannou që do të zhvillohet të shtunën rreth orës 00:20 me kohën tonë lokale.

Joshua ka marrë tri fitore nga tri duele sa i ka zhvilluar gjithsej në 2023, ndërsa duket i përgatitur që të bëjë një rikthim të fuqishëm në duelin që mikpritës do të jetë Arabia Saudite.

Në anën tjetër, Ngannou ka marrë pjesë vetëm në një përballje profesionale të boksit, duke humbur ndaj Tyson Furyt në tetor, duel ky që kishte shkaktuar polemika të mëdha për faktin se shumë persona mendonin se fitorja i kishte takuar Ngannout.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 03 08 160821

08/03/2024 14:05-Konfirmohet zyrtarisht koha e nisjes së meçit të shumëpritur mes Joshua dhe Ngannou

Tifozët e boksit duhet ta presin mesnatën e sotme pasi tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht koha e fillimit të meçit të Anthony Joshua kundër Francis Ngannou.

Mega përballja mes Joshuas dhe Ngannou do të fillojë pas meçit mes Zhilei Zhang me Joseph Parker, e cila sheh është e vlefshme për kampionin e përkohshëm të peshave të rënda të WBO.

Lajmi i plotë..

08/03/2024 13:40-Tifozët e boksit kapin një ‘iluzion optik’ të Anthony Joshuas gjatë përballjes me Francis Ngannou

Tifozët e boksit kanë vërejtur një detaje të çuditshëm në përballjen e Anthony Joshua me Francis Ngannou.

Kamerunasi dhe AJ u takuan në matjet zyrtare, një ditë para ndeshjes së tyre ‘Kaosi i Nokautit’ në Arabinë Saudite.

Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së Ngannou peshoi 23.6 kilogramë para ndeshjes, ndërsa Joshua 114.5 kilogramë.

Lajmi i plotë..

08/03/2024 13:20-Joshua dhe Ngannou kanë bërë peshimet para meçit – kjo është pesha e dy boksierëve

Francis Ngannou dhe Anthony Joshua u ngjitën në peshore një ditë para luftës së tyre në Riad të Arabisë Saudite.

Ngannou pas matjes peshoi 123.6 kilogramë para ndeshjes, ndërsa Joshua 114.5 kilogramë.

Lajmi i plotë..

08/03/2024 13:00-Parashikohet se kush do ta fitojë duelin mes Anthony Joshuas dhe Francis Ngannou

Anthony Joshua dhe Francis Ngannou do të përballen këtë të shtune, më 9 mars në Riad të Arabisë Saudite, në një meç 10 raundesh mes dy peshave të rënda që premton një spektakël të jashtëzakonshëm.

Është një betejë mes një ish-kampioni të botës në peshat e rënda, i cili kërkon të fitojë sërish një shans kundër një ish-kampioni të UFC-së, i cili ka filluar karrierën në boks, pasi debutoi kundër Tyson Furyt dhe e dërgoi atë në dysheme në raundin e tretë, më pas humbi me vendim të ndarë kontrovers dhe fuqia e grushteve të tij do të jetë një kërcënim për mbrojtjen e dobët të AJ-t.

Luftëtari britanik po kërkon të rikthehet në një luftë për kampionatin botëror të peshave të rënda dhe aspiron të sfidojë fituesin e duelit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury , për momentin ai i ka fituar të tri ndeshjet e tij të vitit 2023, pasi humbi titujt nga Usyk në 2022.

Lajmi i plotë..

08/03/2024 12:45-Joshua apo Ngannou – kush mund ta fitojë duelin në bazë të statistikave

Anthony Joshua përballet me Francis Ngannou në përplasjen e peshave të rënda të shtunën (9 mars), ndërsa hyrja e tyre në arenë në Arabinë Saudite pritet të ndodhë pas orës 00:00 me kohën tonë lokale.

AJ dhe kamerunasi do të takohen në një përplasje me 10 raunde për peshën e rëndë në minutat e parë të së shtunës.

Përplasja do të zhvillohet në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. Kjo po ndodh të shtunën për shkak të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite që do të zhvillohet të shtunën në Jeddah Corniche Circuit.

Lajmi i plotë...

08/03/2024 12:30-Duel i barabartë në ring, por jo edhe në ndarjen e parave: Joshua do fitojë shumë më shumë se Ngannou

Anthony Joshua pritet që të fitojë një ‘mal me para’ për luftën e tij monstruoze ndaj boksierit kamerunas Francis Ngannou.

Joshua, i cili në meçin e tij të fundit mposhti Otto Wallin, do të rikthehet përsëri në aksion të premten, teksa do të synojë që të përmirësojë rekordin e tij të fitoreve.

34-vjeçari do të përballet me Ngannoun, i cili ia vështirësoi jetën Tyson Furyt në përballjen e tetorit të vitit të kaluar, ndonëse Fury në fund doli fitues, vendim ky i cili ishte kontestuar mjaft shumë nga publiku.

Siç duket ‘AJ’ është në rrugë të duhur për të fituar një çmim jashtëzakonisht të madh për meçin ndaj Ngannout i cili është ish-kampion i peshave të rënda të UFC-së.

Lajmi i plotë...

08/03/2024 12:15-Ngannou ‘kërcënon’ Joshuan para super duelit

Francis Ngannou është i bindur se do ta fitojë duelin ndaj Anthony Joshuas – dueli i dytë si boksier profesionist.

Kamerunasi përballet me AJ-n në orët e para të shtunës (9 mars)në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.

Lajmi plotë..

08/03/2024 12:00-Joshua me paralajmërim të fortë për Ngannoun para duelit

Anthony Joshua ka paralajmëruar Francis Ngannou para duelit të 9 marsit (e shtunë).

Boksieri britanik ka thënë se në këtë përballje do t’i tregojë aftësitë e tij më të mira në boks, ndërsa synon t’i mbyllë gojën boksierit kamerunas.

Lajmi i plotë..