Data 31 gusht (e martë) shënoi ditën e fundit të afatit kalimtar veror të vitit 2021, kur edhe u mbyllen transferimet në ligat kryesore evropiane.

Afati u mbyll më herët në Bundesliga (18:00) dhe në Serie A (20:00), kurse në Ligën Premier, La Liga dhe Ligue 1 në mesnatë.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar minutë pas minute për të gjitha, spekulimet, detajet dhe marrëveshjet e arritura të ditës së fundit të këtij afati kalimtar.


01/09/2021 08:57-Zyrtare: De Jong lojtar i Barcelonës

Luuk de Jong ka ardhur te Barcelona si zëvendësim për Antoine Griezmann.

01/09/2021 01:41-Zyrtare: Griezmann te Atletico Madridi

Barcelona dhe Atletico Madridi e kanë konfirmuar transferimin e Antoine Griezmann.

Lojtari kthehet aty ku shkëlqeu para disa vitesh.

Antoine Griezmann është huazuar për një sezon me opsion huazimi edhe për një sezon tjetër. Klubi madrilen do të paguajë pagat e lojtarit dhe ekziston një klauzolë që transferimin e bën të detyrueshëm.

01/09/2021 01:13-La Liga i ka pranuar në kohë dokumentet për Griezmann dhe De Jong

La Liga ka konfirmuar se dokumentacionet e Antoine Griezmann dhe Luuk de Jong janë pranuar në kohë dhe nuk ka pasur nevojë për kohë shtesë.

Pritet të shqyrtohen dhe të konfirmohet zyrtarizimi te Atletico Madridi, respektivisht Barcelona.

01/09/2021 01:06-Collado mbetet te Barcelona

Barcelona dhe Sheffield United nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e Alex Collados në Angli.

01/09/2021 01:01-Dokumentet janë kontrolluar dhe kompletuar

Antoine Griezmann po i bashkohet Atletico Madridit.

Luuk de Jong po i bashkohet Barcelonës.

Ndërsa tashmë është konfirmuar kalimi i Saul Niguez te Chelsea.

01/09/2021 00:56-Sarabia lojtar i Sportingut

Pablo Sarabia i është bashkuar ekipit të Sporting CP nga Paris Saint-Germaini në formë huazimi. Marrëveshja është kompletuar dhe nënshkruar.

sarabia

01/09/2021 00:54-Griezmann e ka nënshkruar kontratën me Atleticon një minutë para mbylljes së afatit

Kontratat finale të Antoine Griezmann për t’u transferuar te Atletico Madridi janë nënshkruar në orën 23:59, një minutë para mbylljes së afatit.

antoine griezmann 5e9f00952a4bf

01/09/2021 00:49-Falcao nënshkruan për Rayo Vallecano

Rayo Vallecano e ka transferuar Radamel Falcao pas ndërprerjes së kontratës së tij me Galatasarayn.

falcao

01/09/2021 00:41-Zyrtare: Saul lojtar i Chelseat

Saul Niguez është lojtar i Chelseat pas transferimit në formë huazimi nga Atletico Madridi.

Blutë do të paguajnë pesë milionë euro për huazimin dhe 40 milionë të tjera nëse do ta blejnë në verën e ardhshme.

01/09/2021 00:40-Të tria marrëveshjet janë kryer në kohë

Saul Niguez te Chelsea

Antoine Griezmann te Atletico Madridi

Luuk de Jong te Barcelona

01/09/2021 00:37-La Liga u jep kohë shtesë Barcës dhe Atleticos

La Liga ka konfirmuar se Barcelonës dhe Atletico Madridit u është dhënë kohë shtesë për t’i kompletuar transferimet pas mbylljes së afatit kalimtar.

Kështu që, Saul do të shkojë te Chelsea, ndërsa Atletico do të përpiqet ta transferojë Griezmannin, kurse Barca do të tentojë angazhimin e De Jong.

atleti

01/09/2021 00:33-Saul do të luajë për Chelsean

Atletico Madridi dhe Chelsea e kanë kompletuar marrëveshjen e transferimit të Saul Niguez. Janë duke u kompletuar nënshkrimet dhe pritet zyrtarizimi.

saul3

01/09/2021 00:26-Romano: Kalimi i Saul te Chelsea, punë e kryer

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, thotë se e kanë njoftuar se ka ndodhur transferimi i Saul Niguez te Chelsea.

Me gjithë vështirë se me dokumentacion, duket se Atletico Madridi dhe Blutë e kanë kompletuar transferimin.

Të shohim se çfarë do të ndodhë me Antoine Griezmann dhe Luuk de Jong.

01/09/2021 00:25-Problemet me dokumentacion, mund të dështojë edhe kalimi i Saul Niguez te Chelsea?

Transferimi i Saul Niguez te Chelsea duket të ketë ngecur për shkak të problemeve të Atletico Madridit me dokumentacionin.

01/09/2021 00:22-Njoftim zyrtar: Nuno Mendes lojtar i PSG-së

Nuno Mendes i bashkohet PSG-së nga Sportingu me huazim njëvjeçar prej shtatë milionë eurosh dhe me çmim prej 40 milionë eurosh nëse e blen në fund të sezonit.

01/09/2021 00:21-Ribery pranë kthimit në Serie A

Franck Ribery mund të kthehet në Itali te Hellas Verona që po i kërkon shërbimet e tij.

01/09/2021 00:17-Griezmann mbetet te Barca?

Cadena SER raporton se marrëveshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës nuk është kompletuar në kohë dhe Antoine Griezmann do të mbetet në Camp Nou.

griezmann

01/09/2021 00:15-Olsen te Sheffieldi

Sheffield Unitedi e ka zyrtarizuar portierin Robin Olsen nga Roma. Huazim me opsion blerjeje.

01/09/2021 00:14

Valencia e ka kompletuar huazimin e Helder Costa nga Leeds United.

01/09/2021 00:04-Një afat i jashtëzakonshëm kalimtar

Dyshja më e madhe e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ndërruan klube.

messi al khelaifi 1

roni2

01/09/2021 00:03-Rondon bëhet i Evertonit

Salomon Rondon e ka kompletuar transferimin te Evertoni nga klubi kinez Dalian Professional.

https://twitter.com/DeadlineDayLive/status/1432826244253499399

01/09/2021 00:01-Mbyllet afati kalimtar në Angli

Ka përfunduar afati kalimtar verior 2021 në Ligën Premier. Telegrafi do t’ju informojë për marrëveshjet eventuale të realizuara në momentet e fundit.

01/09/2021 00:00-Mbyllet afati kalimtar në Spanjë

Ka përfunduar afati kalimtar verior 2021 në La Liga. Telegrafi do t’ju informojë për marrëveshjet eventuale të realizuara në momentet e fundit.

31/08/2021 23:59-Mbyllet afati kalimtar në Francë

Ka përfunduar afati kalimtar verior 2021 në Ligue 1. Telegrafi do t’ju informojë për marrëveshjet eventuale të realizuara në momentet e fundit.

31/08/2021 23:59-Serge Aurier largohet nga Tottenhami

Tottenham Hotspur ka konfirmuar se Serge Aurier është larguar me ndërprerjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.

serge

31/08/2021 23:47-‘Mirë se vjen në Arsenal’ – Topçinjtë konfirmojnë Takehiro Tomiyasun

Takehiro Tomiyasu është zyrtarizuar si lojtar i Arsenalit në marrëveshje afatgjatë nga Bologna për 18 milionë euro.

31/08/2021 23:45-Bellerin u pajtua për zvogëlimin e rrogës që të luajë te Betisi

Hector Bellerin është zyrtarizuar si lojtar i Real Betisit nga Arsenali. Huazim njëvjeçar. Ai është pajtuar për zvogëlimin e rrogës që të luajë te klubi në La Liga.

bellerin

31/08/2021 23:39-Me njoftimin për Camavingan, La Liga bën postim thumbues ndaj prezantimit të Messit te PSG

Me rastin e transferimit të Eduardo Camavingas nga Real Madridi, La Liga ka bërë një postim që mundtë konsiderohet thumbues ndaj prezantimit që bëri Paris Saint-Germaini kur e transferoi Lionel Messin.

“Një diamant i ri në La Liga Santander!  Camavinga është tash lojtar i Real Madridit”, shkruan në postimin e La Ligas.

“Një diamant i ri në Paris”, kishte shkruar në përshkrimin e videos së publikuar nga PSG kur u transferua superylli argjentinas.

https://twitter.com/PSG_English/status/1425189684985143298

31/08/2021 23:30-Serge Aurier mund të nënshkruajë edhe pas afatit nëse shkëput kontratën me Tottenhamin

Tottenham Hotspur është në bisedime të avancuara për ndërprerjen e kontratës së Serge Aurier.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë mbrojtësi bëhet transfer i lirë dhe mund t’i bashkohet ndonjë klubi edhe pas përfundimit të afatit kalimtar.

31/08/2021 23:24-Sunderlandi huazon portierin Hoffmann

Sunderlandi e ka transferuar portierin Ron-Thorben Hoffmann në formë huazimi njëvjeçar.

31/08/2021 23:17-Mbyllja e afatit kalimtar tashmë është çështje minutash

Pas mbylljes së marrëveshjeve në Gjermani (18:00) dhe Itali (20:00), afati kalimtar në Angli, Spanjë dhe Francë përfundon në mesnatë.

31/08/2021 23:07-Çastet e fundit për Griezmann e Saul

Chelsea akoma nuk e ka zyrtarizuar transferin e Saul Niguez nga Atletico Madridi, ndërkohë që po kompletohet dokumentacioni. Dy klubet kanë marrëveshje, mirëpo duhet të plotësohet edhe aspekti zyrtar.

saul 3

Në anën tjetër, Antoine Griezmann është pranë rikthimit te kampioni i Spanjës dhe po ashtu situata po vonohet për shkak të kompletimit të dokumentacionit.

griezmann

31/08/2021 23:00-Aurier dëshiron ta ndërpresë kontratën me Tottenhamin

Serge Aurier është në bisedime me Tottenham Hotspur për ta ndërprerë kontratën një vit më herët.

31/08/2021 23:00-Vetëm edhe një orë...

31/08/2021 22:54-Maitland-Niles qëndron te Arsenali

Përkundër reagimeve në rrjetet sociale, Ainsley Maitland-Niles do të vazhdojë të luajë për Arsenalin pas një bisedimi që ka pasur me trajnerin Mikel Arteta.

31/08/2021 22:53-Betisi konfirmon marrëveshjen me Hector Bellerin

Është zyrtarizuar transferimi i Hector Bellerinit nga Arsenali te Real Betisi.

https://twitter.com/RealBetis_en/status/1432807241795706880

31/08/2021 22:43-Odsonne Edouard është transferuar te Crystal Palace

Odsonne Edouard ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me Crystal Palace.

Çmimi i transferimit është rreth 14 milionë funte.

31/08/2021 22:41-Alex Kral nënshkruan për West Hamin

West Hami konfirmon transferimin e mesfushorit çek, Alex Kral.

31/08/2021 22:27-Griezmann pranë finalizimit te Atletico

Barcelona dhe Atletico Madridi tashmë kanë arritur marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann.

Viti i parë do të jetë huazim, kurse në fund të sezonit kamponi spanjoll obligohet ta blejë për 40 milionë euro.

barcelona boss koeman warns griezmann over position row coach is in charge

31/08/2021 22:25-Joao Felix nuk është pjesë e ndonjë plani shkëmbimi

Joao Felix nuk është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës për transferimin e Antoine Griezmann.

Blaugranët kanë tjetër plan. Luuk de Jong i Sevillas është në planet e tyre.

GettyImages 1175925812

31/08/2021 22:21-Hudson-Odoi mbetet te Chelsea, Kounde nuk iu bashkohet Bluve

Callum Hudson-Odoi mbetet te Chelsea, ndërsa Jules Kounde nuk do të transferohet në Stamford Bridge nga Sevilla.

Në ndërkohë, Blutë janë duke e kompletuar dokumentacionin për Saul Niguez.

31/08/2021 22:16-Atletico duhet të paguajë 40 milionë euro në fund të sezonit për ta blerë Griezmannin

Antoine Griezmann është rrugës për t’u kthyer te Atletico Madridi në formë huazimi me opsionin e blerjes për 40 milionë euro në verën e vitit 2022.

Francezi ka marrëveshje dyvjeçare me kampionin spanjoll me opsionin edhe për një vit tjetër.

atletico 1

31/08/2021 22:13-Lirim Kastrati drejt Legias

Dështon kalimi i Lirim Kastratit te Werder Bremeni, futbollisti shqiptar pritet të huazohet te Legia Warszawa.

31/08/2021 22:00-Edhe dy orë...

31/08/2021 21:59-Runarsson largohet nga Arsenali për t’u huazuar te Leuven

Alex Runarsson është larguar nga Arsenali për t’iu bashkuar ekipit belg, OH Leuven, në formë huazimi me opsionin e blerjes.

lex

31/08/2021 21:56-Nënshkrimi i Yacine Adli për Milanin

Milani e ka publikuar fotografinë e nënshkrimit me Yacine Adli nga Bordeaux, por lojtari do të mbetet në Francë deri në fund të sezonit.

yacine

31/08/2021 21:44-Fotografitë e para të Ronaldos me fanellën e re të Manchester Unitedit

roni1 1

roni2

roni3

roni4

31/08/2021 21:42-Ndërkohë te Unitedi...

31/08/2021 21:41-Carlos Vinicius kalon te PSV

Carlos Vinicius i është bashkuar PSV Eindhovenit në formë huazimi për dy sezone nga Benfica me opsionin e blerjes.

vinicio

31/08/2021 21:39-Klauzola interesante e Dajakut

Leon Dajaku është transferuar te Sunderlandi në formë huazimi njëvjeçar.

Ai ishte lojtar i Bayern Munichut, mirëpo Union Berlini e shfrytëzoi opsionin për blerjen e tij dhe pastaj e huazoi te klubi anglez.

Porse, klubet kanë një klauzolë në marrëveshje, sipas të cilës, nëse Unioni mbetet në Bundesliga, atëherë do t’i paguajë 1.5 milion euro Bayernit, ndërsa nëse bie nga elita, atëherë do t’i paguajë vetëm një milion – njofton Kicker.

31/08/2021 21:35-Nuno Mendes shumë pranë PSG-së

Paris Saint-Germaini është duke i nënshkruar dokumentet për Nuno Mendes, me agjentin e lojtarit dhe Sporting CP.

Klubi francez do të paguajë shtatë milionë euro për huazimin dhe 40 milionë në fund të sezonit nëse dëshiron ta blejë.

31/08/2021 21:33-Njoftimi zyrtar i Milanit për Messias

31/08/2021 21:31-Griezmann ka marrëveshje personale me Atleticon

Antoine Griezmann ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Atletico Madridin dhe kanë mbetur të sqarohen disa detaje ndërmjet Los Rojiblancos dhe Barcelonës për kompletimin e marrëveshjes.

Gjithçka është në fazat finale. Ndërkohë, Barca është në bisedime të avancuara për nënshkrimin me Luuk de Jong nga Sevilla.

31/08/2021 21:29-L'Equipe: E kryer, Griezmann drejt Atleticos

Gazeta franceze, L'Equipe, raporton se kalimi i Antoine Griezmann te Atletico Madridi është punë e kryer.

griezmann 3

31/08/2021 21:25-Dështon transferimi i Luis Diaz te Evertoni

Negociatat ndërmjet Evertonit dhe Portos për Luis Diaz kanë dështuar.

Nuk ka marrëveshje dhe nuk pritet të ndodhë deri në mbyllje të afatit kalimtar.

31/08/2021 21:21-Mbappe refuzon 45 milionë euro në vit për të rinovuar me PSG-në

Kylian Mbappe e ka refuzuar ofertën e re në vlerë prej 45 milionë eurosh në vit për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germainin – njofton Le Parisien.

31/08/2021 21:16-Cavani konfirmon qëndrimin te Unitedi

Edinson Cavani ka konfirmuar se do të qëndrojë te Manchester Unitedi dhe nuk do të largohet në këto orët finale.

cavani 2

31/08/2021 21:12-Griezmann pritet të huazohet te Atletico

Antoine Griezmann pritet t’i bashkohet Atletico Madridit në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

31/08/2021 21:00-Tre orë na ndajnë nga mbyllja e afatit kalimtar

Mbappe, Griezmann, Saul...

A do të ndodhë befasia e madhe?

31/08/2021 20:56-Barca ka marrëveshje personale me Luuk de Jong

Barcelona është duke avancuar në bisedimet për transferimin e Luuk de Jong nga Sevilla.

Bisedimet për sulmuesin holandez kanë avancuar deh është arritur marrëveshje për kushtet personale të lojtarit.

Ka mbetur që dy klubet të merren vesh.

31/08/2021 20:49-Union Berlini blen kartonin e Dajakut dhe e huazon te Sunderlandi

Union Berlini e ka aktivizuar opsionin e blerjes së Leon Dajakut nga Bayern Munichu.

Më pas futbollisti shqiptar është huazuar te Sunderlandi.

31/08/2021 20:44-Romano: Reali ofroi 200 milionë euro, por nuk mori përgjigje nga PSG

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka theksuar se Real Madridi ka bërë ofertë për Kylian Mbappen gjatë ditës së sotme, por ka qenë rreth 200 milionë euro (jo më shumë se 220 milionë sa ishte raportuar në media).

Sipas tij, kanë qenë 200 milionë euro të garantuara për PSG-në. Por, Los Blancos nuk kanë marrë përgjigje dhe nuk e kanë në plan ta shesin kampioni e botës.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka dashur ta mbajë lojtarin.

31/08/2021 20:41-Transferimet kryesore të kësaj vere deri më tani, cili ishte më i qëlluari?

31/08/2021 20:40-‘Linja e telefonit është e hapur’ – PSG mohon megaofertën e Realit

Një drejtor i Paris-Saint Germainit i ka përgënjeshtruar njoftimet se Real Madridi ka ofruar 220 milionë euro për Kylian Mbappe.

Khalifa bin Hamad Al Thani ka thënë se linja e telefonit është e hapur dhe se klubi francez pret një ofertë të tillë.

mbappe

31/08/2021 20:29-Vazhdojnë negociatat për Griezmann

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, konfirmon se Atletico Madridi dhe Barcelona janë në bisedime të ngushta për kthimin e Antoine Griezmannit në kryeqytetin spanjoll.

Në marrëveshje nuk do të përfshihet as Joao Felix apo ndonjë lojtar tjetër.

Në ndëkrohë, Dani Olmo nuk do të transferohet te Barcelona.

31/08/2021 20:23-Griezmann i afrohet kalimit te Atletico

Antoine Griezmann thuhet të jetë pranë rikthimit te Atletico Madridi.

Kampioni spanjoll është duke bërë përpjekje maksimale për të arritur marrëveshje me Barcelonën.

antoine griezmann 60d1cfb432b6d

31/08/2021 20:20-Zyrtare: Brekalo nënshkruan për Torinon

Torino e ka fituar garën me kohën për regjistrimin e Josip Brekalos nga Wolfsburgu, pas kompletimit të ekzaminimeve mjekësore.

Lojtari është huazuar për një milion euro, me opsionin e blerjes për 11 milionë të tjera në fund të sezonit.

brekalo

31/08/2021 20:19-Cila nga ekipet kryesore në Serie A ka bërë afat kalimtar më të mirë?

31/08/2021 20:18-Collado në huazim te Sheffieldi

Alex Collado do t’i bashkohet Sheffield Unitedit për një sezon nga Barcelona.

collado

31/08/2021 20:16-Doyle huazohet te Hamburgu

Hamburgu e ka transferuar Tommy Doyle nga Manchester City deri në fund të sezonit.

tommy

31/08/2021 20:15-Martial refuzoi Lyonin

Anthony Martial e ka refuzuar shansin që t’i bashkohet Lyonit në formë huazimi gjatë ditës së sotme – njofton L'Equipe.

31/08/2021 20:14-Keita Balde zyrtarizohet te Cagliari

Keita Balde i është bashkuar Cagliarit në formë huazimi njëvjeçar nga Monaco.

balde

31/08/2021 20:11-Zaccagni nënshkruan për Lazion

Mattia Zaccagni e ka kompletuar transferimin te Lazio për shtatë milionë euro plus dy milionë të tjera në formë bonusesh, pasi lojtari i Hellas Veronas arriti marrëveshje për kushtet personale.

Në anën tjetër, Mohamed Fares i është bashkuar Genoas.

31/08/2021 20:09-Edhe katër orë deri në mbyllje të afatit kalimtar veror në ligat kryesore

Në Gjermani (18:00) dhe në Itali (20:00) tashmë është mbyllur afati kalimtar veror 2021.

Në Ligën Premier, La Liga dhe Ligue 1, do të përfundojë në ora 23:59.

Më poshtë jua sjellim disa prej ngjarjeve kryesore të ditës:

Cristiano Ronaldo ë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën dyvjeçare me opsionin edhe për një vit tjetër me Manchester Unitedin.

PSG ka refuzuar mbi 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe.

Chelsea ka arritur marrëveshje për huazimin e Saul Niguez nga Atletico Madridi me opsion blerjeje.

31/08/2021 20:00-Mbyllet afati kalimtar në Itali

Ka përfunduar afati kalimtar verior 2021 në Serie A.

Telegrafi do t’ju informojë për marrëveshjet eventuale të realizuara në momentet e fundit.

31/08/2021 19:58

Bournemouthi e ka transferuar Jamal Lowe nga Swansea për 1.5 milion funte dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

jamal

31/08/2021 19:43-Reali tërhiqet nga bisedimet për Mbappe, do ta marrë me parametrat zero në verën e ardhshme

Pas refuzimit të fundit që i ka bërë Paris Saint-Germaini ofertës së Real Madridit, klubi mbretëror është tërhequr nga bisedimet për Kylian Mbappe.

Los Blancos kanë ofruar më shumë se 220 milionë euro në çastet e fundit, mirëpo klubi francez e ka refuzuar edhe këtë ofertë.

Kjo ka bërë që Mbretërit të tërhiqen nga bisedimet dhe do ta presin janarin për të nisur bisedimet me kampionin e botës.

Në rast të arritjes së marrëveshjes personale me futbollistin, atëherë Reali do ta transferojë me parametrat zero në verën e ardhshme.

mbappe 10

31/08/2021 19:40

Middlesbrough e ka transferuar kamerunasin James Lea Siliki në formë huazimi nga Rennes.

31/08/2021 19:37-Zyrtare: Tottenhami konfirmon arritjen e Emerson

Tottenham Hotspur i ka siguruar shërbimet e Emerson Royal nga Barcelona. Ai ka kaluar në Ligën Premier për afro 30 milionë euro duke nënshkruar kontratë afatgjate, si dhe i ka kompletuar testet mjekësore.

31/08/2021 19:33-PSG refuzon mbi 220 milionë euro për Mbappe

Paris Saint-Germaini ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe – njofton Sky Sports.

Në bazë të këtij njoftimi, Los Blancos do ta transferojnë anësorin francez në sezonin e ardhshëm duke filluar negociatat që në janar.

kylian mbappe psg 2021 22 4nx7h2w54lwm1rqffz1bmpxlc

31/08/2021 19:30-Torino në luftë me kohën për Mustafin dhe Brekalon

Torino po përballet me një garë me kohën për transferimin e Josip Brekalo nga Wolfsburg dhe në dyshim është edhe marrëveshja me Shkodran Mustafin.

Afati kalimtar në Serie A mbyllet në orën 20:00 dhe klubi nuk po arrin kompletimin e marrëveshjeve.

31/08/2021 19:25-Junior Messias nënshkruan për Milanin

Milani ka nënshkruar me sulmuesin brazilian, Junior Messias, nga Crotone në formë huazimin me opsion blerjeje.

juniro

31/08/2021 19:20-Arrihet marrëveshja për kalimin e Saul te Chelsea

Saul Niguez do të luajë te Chelsea në sezonin 2021/2022, ndërsa Blutë do t’i paguajnë Atletico Madridit pesë milionë euro.

Futbollisti do të arrijë së shpejti në Londër për nënshkrimin e kontratës.

31/08/2021 19:18-Celticu siguron transferin e 10 të kësaj vere

Celticu e ka kompletuar transferimin e dhjetë në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi Giorgos Giakoumakis është transferuar nga VVV-Venlo.

giorgios

31/08/2021 19:17-Lookman lojtar i Leicesterit

31/08/2021 19:11-Griezmann te Atletico, Niguez te Chelsea?

Mediat spanjolle raportojnë se Atletico Madridi po përpiqet ta kthejë Antoine Griezmannin nga Barcelona dhe nëse e arrin këtë, atëherë do ta japë dritën e gjelbër për kalimin e Saul Niguez te Chelsea.

31/08/2021 19:06-Ujkani zyrtarizohet te Empoli

Empoli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin shqiptar, Samir Ujkani.

31/08/2021 19:06-Manaj huazohet te Spezia

Barcelona dhe Spezia  kanë arritur marrëveshje për huazimin e Rey Manaj për 300.000 euro deri më 30 qershor 2022.

Klubi italian do të paguajë pagën e lojtarit dhe ka në opsion blerjen përfundimtare të lojtarit për 2.7 milionë euro.

31/08/2021 18:49-Chris Richards kalon te Hoffenheimi

Hoffenheimi e ka ritransferuar qendërmbrojtësin Chris Richards nga Bayern Munichu në formë huazimi njëvjeçar.

richards

31/08/2021 18:46-Keita Balde drejt Cagliarit

Presidenti i Cagliarit, ka njoftuar në rrjetet sociale se e ka transferuar Keita Balden nga Monaco.

Sulmuesi do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin italian.

31/08/2021 18:44-Anguissa i bashkohet Napolit

Andre-Frank Zambo Anguissa i është bashkuar Napolit nga Fulhami në formë huazimi me opsion blerjeje për 15 milionë euro.

zambo

31/08/2021 18:42-Dajaku ndodhet në Angli për kalimin te Sunderlandi

Dyshja e Bayern Munichut, Ron Thorbert-Hoffman dhe Leon Dajaku, ndodhet në Britani të Madhe për të formalizuar huazimin te Sunderlandi.

Hoffman është një portier dhe nuk ka luajtur për ekipin e parë, derisa mesfushori 20-vjeçar Dajaku ka luajtur dy herë për bavarezët.

dajaku

31/08/2021 18:39-Evertoni ka marrëveshje për Salomon Rondon

Evertoni ka arritur marrëveshje me Dalian Professional për transferimin e Salomon Rondon, ish-sulmuesin e West Brom dhe Newcastle.

salomnon

31/08/2021 18:34-Njoftim zyrtar: Camavinga lojtar i Realit

Eduardo Camavinga e ka kompletuar transferimin e tij te Real Madridi nga Rennes për 31 milionë euro plus shtesat.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin madrilen.

31/08/2021 18:30-Arrihet marrëveshja - Nuno Mendes te PSG

Paris-Saint Germaini ka arritur marrëveshje për huazimin e Nuno Mendes me opsionin për ta blerë për 40 milionë euro.

Çmimi i huazimit është shtatë milionë euro. Është arritur marrëveshja personale për kontratë pesëvjeçare.

31/08/2021 18:29-Barca ofron 75 milionë euro për Dani Olmo

Barcelona ka ofruar 75 milionë euro për yllin e RB Leipzigut, Dani Olmo – njofton Mundo Deportivo.

Ka një marrëveshje personale ndërmjet lojtarit dhe klubit për bashkëpunim pesëvjeçar.

olmo

31/08/2021 18:28-Ilaix Moriba nënshkruan kontratë katërvjeçare me RB Leipzig

RB Leipzigu e ka transferuar Ilaix Moriban nga Barcelona për një shumë prej 16 milionë eurosh plus gjashtë milionë të tjera në formë bonusesh.

Lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

31/08/2021 18:23

31/08/2021 18:22-Tomiyasu i kalon me sukses testet te Arsenali

Takehiro Tomiyasu i ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe është lojtar i ri i Arsenalit.

Marrëveshja është arritur dhe nënshkruar me Bolognan. Çmimi final do të jetë rreth 20 milionë euro.

31/08/2021 18:20-Phillips rinovon me Liverpoolin

Nathaniel Phillips ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Liverpoolin.

31/08/2021 18:18-Reali përfshihet në garën për Houssem Aouar

Real Madridi është në bisedime me Lyonin për nënshkrimin e Houssem Aouar, i cili kushton ndërmjet 30 dhe 35 milionë euro.

aiouar

31/08/2021 18:15-Burnley ka bërë ofertë për Mckennie

Burnleyt i është ofruar mundësua për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Weston Mckennie.

Burimet e Sky Sports News kanë thënë se dy klubet janë në bisedime dhe tashmë i është bërë ofertë Zonjën së Vjetër për huazimin e amerikanit 23 vjeçar.

E8 n4QxXMAILSN6

31/08/2021 18:13-Dennis Praet te Torino deri në fund të sezonit

Mesfushori i Leicester Cityt, Dennis Praet, e ka kompletuar transferimin te Torino në formë huazimi deri në fund të sezonit.

prate

31/08/2021 18:11-Reiss Nelson huazohet te Feyenoordi

Anësori i Arsenalit, Reiss Nelson, e ka kompletuar huazimin njësezonal te Feyenoordi.

31/08/2021 18:09-Munoz i bashkohet Newcastle

Newcastle United e ka konfirmuar transferimin e talentit meksikan, Santiago Munoz, i cili i është bashkuar akademisë së klubit për 18 muaj.

31/08/2021 18:06-Momenti i nënshkrimit të Daniel James me Leeds United

Leeds United e ka konfirmuar nënshkrimin e Daniel James nga Manchester Unitedi.

Uellsiani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare që është valide deri në vitin 2026.

https://twitter.com/LUFC/status/1432723630979534850

31/08/2021 18:01-Empoli po bën vend për Ujkanin

Portieri i Empolit, Alberto Brignoli, do të transferohet te Panathinaikos duke i lënë hapësirë transferimit të Samir Ujkanit te klubi italian.

31/08/2021 18:00-Mbyllet afati kalimtar në Gjermani

Ka përfunduar afati kalimtar verior 2021 në Bundesliga.

Telegrafi do t’ju informojë për marrëveshjet eventuale të realizuara në momentet e fundit.

31/08/2021 17:58-Intensifikohen spekulimet për Griezmann

Përfaqësuesit e Antoine Griezmann kanë konfirmuar se është i mundshëm rikthimi te Atletico Madridi para mbylljes së afatit kalimtar – njofton RMC Sport.

antoine griezmann 5e9f00952a4bf

31/08/2021 17:56-Nuno Mendes afër PSG-së

Nuno Mendes është shumë pranë kalimit te Paris Saint-Germaini. Tashmë është arritur marrëveshja personale me mbrojtësin e majtë portugez.

Manchester City nuk do të paguajë 40 milionë euro për futbollistin e Sportingut, ashtu që PSG po punon për marrëveshjen.

31/08/2021 17:53-Griezmann mund të kthehet te Atletico

Barcelona kërkon rreth 50 milionë euro për Antoine Griezmannin dhe është në bisedime me Atletico Madridin – njofton L'Equipe.

Sipas këtij njoftimi, ish-klubi i francezit mendon t’i ofrojë kontratë trevjeçare sulmuesit.

griezmann

31/08/2021 17:41-Mourinho nuk e ka dashur Van de Beekun

Manchester Unitedi ia ka ofruar Romës, Donny van de Beekun, në formë huazimi, mirëpo Jose Mourinho nuk e ka dashur mesfushorin.

Sipas LaRoma24.it, propozimi ka ndodhur në ditën e fundit të afatit kalimtar kur drejtorët e Djajve të Kuq kanë kontaktuar me shefin e Giallorossëve, Tiago Pinto.

van1

31/08/2021 17:16-Ronaldo është numri 7 i Manchester Unitedit

31/08/2021 17:13-Jetmir Topalli kalon te Istanbulspor

Jetmir Topalli është ndarë me klubin Yeni Malatyaspor me marrëveshje të dyanshme në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi kosovar do të transferohet në Ligën e Parë të Turqisë te skuadra e Istanbulsporit.

31/08/2021 17:11-Juve nuk e do Pjanicin, Icardin do ta kërkojë në janar

Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka vendosur të mos e transferojë Miralem Pjanicin nga Barcelona.

Në ndërkohë, duke e ditur se e ka të vështirë të sigurojë shërbimet e Mauro ICardit nga PSG, zonja e Vjetër do të tentojë ta transferojë argjentinasin në janar.

31/08/2021 17:07-Lajm i mirë për tifozët e Chelseat - vazhdojnë përpjekjet për Saul Niguez

31/08/2021 17:06-Transferi i ri i Arsenalit

31/08/2021 17:02-Transferimet kryesore të kësaj vere deri më tani

- Cristiano Ronaldo - Man Utd
- Romelu Lukaku - Chelsea
- Raphael Varane – Man Utd
- Ben White - Arsenal
- Lionel Messi - PSG
- Jack Grealish – Man City

31/08/2021 17:00-Klubet gjermane kanë edhe një orë në dispozicion

Klubet gjermane kanë edhe një orë kohë për të bërë transferime, pasi në orën 18:00 do të mbyllet afati kalimtar në Bundesliga.

31/08/2021 16:56-Atletico dhe PSG në negociata për Sarabia

Atletico Madridi është në bisedime me Paris Saint-Germainin për huazimin e Pablo Sarabia.

sarabia

31/08/2021 16:54-Sheffield Wednesday zyrtarizon Saido Berahinon

Sheffield Wednesday e ka transferuare Saido Berahinon me kontratë afatgjate nga klubi belg, Zulte Waregem.

31/08/2021 16:52-Emerson Royal është lojtar i Tottenhamit

Tottenham Hotspur i ka siguruar shërbimet e Emerson Royal - njofton Fabrizio Romano.

Ai ka kaluar në Ligën Premier për 25 milionë euro duke nënshkruar kontratë afatgjate, si dhe i ka kompletuar testet mjekësore.

31/08/2021 16:48-Saul Niguez e do kalimin te Chelsea

Përfaqësuesit e Saul Niguez janë duke u angazhuar për të arritur marrëveshje për kalimin e mesfushorit të Atletico Madridit te Chelsea.

Ata nuk do të heqin dorë deri në çastet e fundit të afatit kalimtar veror.

Futbollisti i do kalimin në Stamford Bridge. Ai aktualisht ndodhet në Madrid dhe nuk ka nevojë të udhëtojë në Londër për kompletimin e marrëveshje, pasi mund të kryhet nga atje.

saul 3

31/08/2021 16:44-Wilshere stërvitet me klubin nga Serie B, Como

Jack Wilshere vazhdon të jetë në kërkim të një klubi për t’iu bashkuar këtë sezon.

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Wes Hamit është në dispozicion si lojtar i lirë, mirëpo nuk e ka tërhequr interesimin e klubeve nga Anglia

Ai po stërvitet me klubin nga Serie B, Como, por nuk mund t’i bashkëngjitet për shkak të rregullave të (mos)transferimit të lojtarëve jashtë BE-së.

wilshere 1

31/08/2021 16:39-Në dhjetë vite janë harxhuar 44 miliardë euro në transferime – Anglia vendi i shpenzimeve të mëdha

Më shumë se 44 miliardë euro (48.5 miliardë dollarë) janë shpenzuar për tarifat e transferimeve në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit – me klubet angleze që kryesojnë listën e shpenzuesve më të mëdhenj.

FIFA kreu disa kërkime të gjera të transferimeve që janë bërë midis viteve 2011 dhe 2020.

<<< LEXONI LAJMIN E PLOTË >>>

debruynne

31/08/2021 16:36-Boateng te Lyoni për testet mjekësore

Jerome Boateng është nisur drejt Lyonit për t’i kompletuar ekzaminimet mjekësore para nënshkrimit si transfer i lirë.

Marrëveshja është shumë pranë finalizimit.

31/08/2021 16:33-Andraz Sporar huazohet te Middlesbrough

Middlesbrough e ka kompletuar huazimin e sulmuesit slloven, Andraz Sporar, nga Sporting CP.

31/08/2021 16:30-Talenti i Cityt huazohet te Espanyoli

Mesfushori i Manchester Cityt, Yangel Herrera, ndodhet në Barcelonë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore para huazimit te Espanyoli.

31/08/2021 16:27

Mbrojtësi i Aston Villas, Dominic Revan, i është bashkuar ekipit të Northampton Town deri në muajin janar.

31/08/2021 16:26-Sampdoria huazon dyshen e Juventusit

Juventus i ka huazuar mbrojtësin Rade Dragusin dhe mesfushorin Mohamed Ihattaren te Sampdoria.

Këto janë dy transferimet e para të Sampdorias në këtë afat kalimtar dhe të dy janë të përkohshme.

dragushin e1630419985842

31/08/2021 16:20-Kthimi i Moise Kean

Postimi i Juventusit në Twitter me rastin e kthimit të Moise Kean.

31/08/2021 16:19-Zyrtarizimi i Mohamed Ihattaren te Juve

Juventusi e ka konfirmuar nënshkrimin e Mohamed Ihattaren nga PSV Eindhoven.

31/08/2021 16:14-Arnaud Kalimuendo huazohet te Lens

PSG e ka dërguar Arnaud Kalimuendo në huazim te RC Lens deri në fund të sezonit.

anradu

31/08/2021 16:12-Torino zyrtarizon David Ziman

Torino ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka siguruar shërbimet e David Zima nga Slavia Prague.

31/08/2021 16:07

Portieri i tretë i Arsenalit, Runar Alex Runarsson, është pranë kalimit te klubi belg Oud-Heverlee Leuven në formë huazimi.

31/08/2021 15:40-Carroll në bisedime me Reading

Andy Carroll është në bisedime me Readingun për një kontratë të mundshme.

32-vjeçari është lojtar i lirë pas largimit nga Newcastle United, prandaj mund të nënshkruajë edhe pas mbylljes së afatit kalimtar.

andy 1 (Foto: EPA)

31/08/2021 15:36-Lookman më afër Leicesterit

Anësori i RB Leipzigut, Ademola Lookman, është në proces të kompletimit të testeve mjekësore te Leicester City.

31/08/2021 15:33-Lucien Agoume nënshkruan me Interin deri në vitin 2025

Përmes një komunikate për media, Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së mesfushorit francez, Lucien Agoume, deri më 30 qershor 2025.

31/08/2021 15:31-Rey Manaj nënshkruan për Spezian

Rey Manaj i është bashkuar skuadrës së Spezias nga Barcelona në formë huazimi me opsionin e blerjes prej tre milionë euro.

Dokumentacioni është kompletuar dhe nënshkruar.

manaj

31/08/2021 15:28-Dan James kompleton testet mjekësore te Leeds

Dan James i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore te Leeds Unitedi, para transferimet në vlerë prej 25 milionë funtesh nga Manchester Unitedi.

https://twitter.com/UtdFaithfuls/status/1432405397780971520

31/08/2021 15:12-Zyrtare: Valentino Lazaro i bashkohet Benficas nga Interi

Benfica ka konfirmuar se ka transferuar Valentino Lazaron nga Interi në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/08/2021 15:10-Nuk ka përfundimisht marrëveshje mes Chelseat dh Sevillës për Kounden

Gazetari Fabrizio Romano raporton se transferimi i Jules Kounde te Chelsea është pothuajse i pamundur. Sevilla kërkon të paguhet klauzola e tij (75-80 milionë euro), ndërsa The Blues nuk kanë interesim të ofrojnë atë shumë.

31/08/2021 15:09-Arsenali nuk do ta transferojë Aouarin

Arsenali nuk është i interesuar të transferojë Houssem Aourain në këto orët e fundit, Nuk ka bisedime mes The Gunners dhe Lyonit për lojtarin. Skuadra londineze po e mbyllë transferimin e Tomiyasut, derisa Hector Bellerin ende nuk e ka kompletuar kalimin te Real Betisi, raporton Fabrizio Romano.

31/08/2021 15:03-Ngec huazimi i Renato Sanches te Wolves

Huazimi i propozuar i Renato Sanchesit te Wolverhampton Wanderers është vënë në dyshim në orët e fundit të afatit kalimtar.

Është pritur huazimi i mesfushorit portugez në Molineux nga kampioni francez, Lille, por Sportsmail njofton se transferimi ka ngecur.

31/08/2021 14:49-Lucas Perez nënshkruan për Elchen

31/08/2021 14:43

Sheffield Unitedi do ta transferojë anësorin francez, Yann Karamoh, nga Parma.

Ekzaminimet mjekësore realizohen në Paris dhe pastaj do të zyrtarizohet marrëveshja.

31/08/2021 14:41-Connor Roberts nënshkruan për Burnleyn

Burnley e ka transferuar Connor Robertsin nga Swansea për të cilin ka paguar rreth 2.5 milionë funte. Ai ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare.

31/08/2021 14:38-Junior Messias kryen testet te Milani

Junior Messias i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore para kalimit nga Crotone te Milani – njofton Gianluca DiMarzio.

31/08/2021 14:36-Olsen drejt Sheffieldit

Robin Olsen është pranë largimit nga Roma. Portieri pritet t’i bashkohet skuadrës së Sheffieldit, por akoma nuk është arritur marrëveshja për pagën e lojtarit.

https://twitter.com/Gurutransfer2/status/1432625756983676929

31/08/2021 14:34-Ndombele mbetet te Tottenhami

Tanguy Ndombele pritej të largohej nga Tottenham Hotspur, mirëpo është bërë e ditur se edhe klubi edhe lojtari janë pajtuar se nuk mund të gjejnë një zgjidhje të vonshme për largimin e tij.

31/08/2021 14:27-Adli nënshkruan për Milanin, por mbetet në huazim te Bordeaux

Milani e ka transferuar Yacine Adli nga Bordeaux. Ai do të qëndrojë te klubi francez deri në verën e vitit 2022.

adli

Rossonerët njëherësh e ka kompletuar edhe transferimin e talentit Chaka Traore nga Parma.

31/08/2021 14:24-Tomiyasu pasdite u nënshtrohet testeve mjekësore te Arsenali

Dokumentacioni është kompletuar ndërmjet Arsenalit dhe Bolognas për Takehiro Tomiyasu.

Pasdite do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën.

31/08/2021 14:12-Disa të dhëna nga dita e fundit e afatit kalimtar

  • Cristiano Ronaldo e ka kompletuar rikthimin e tij te Manchester Unitedi nga Juventusi.
  • Real Madridi vazhdon të shpresojë për nënshkrimin e Kylian Mbappe para mbylljes së afatit kalimtar.
  • Dan James është duke i kryer testet mjekësore te Leeds United.
  • Arsenali ka arritur marrëveshje me Bolognan për mbrojtësin Takehiro Tomiyasu.
  • Crystal Palace është pranë marrëveshjes me Celticun për sulmuesin Odsonne Edouard.
  • Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Emerson Royal, është duke i kryer ekzaminimet mjekësore para kalimit te Tottenhami.
  • Leicester City planifikon ta kthejë Ademola Lookman në Ligën Premier nga RB Leipzig.

31/08/2021 14:07

Shënjestra e Arsenalit dhe Tottenham Hotspur, Houssem Aouar, do të qëndrojë te Lyoni për sezonin 2021/2022 – njofton ESPN.

31/08/2021 14:05-PSG refuzon ofertën e Juves për Icardin

Mauro Icardi pritet të qëndrojë te PSG, pasi klubi francez i e ka refuzuar ofertën e fundit të Juventusit – njofton Foot Mercato.

icardi

31/08/2021 14:00-A do të mund të kalojë Saul Niguez te Chelsea

Huazimi i Saul Niguez te Chelsea me opsionin e blerjes mund të ndodhë sot nëse Atletico Madridi mund të gjejë një zëvendësim në mesfushë.

Në muajin e kaluar, kampioni spanjoll e transferoi Rodrigo de Paul nga Udinese dhe planifikon ta angazhojë edhe Pablo Sarabian nga PSG.

31/08/2021 13:55-Tomiyasu drejt zyrtarizimit te Arsenali

Takehiro Tomiyasu është pranë kalimit në Ligën Premier te Arsenali për një shumë bazë prej 20 milionë eurosh plus tre milionë të tjera në formë bonusesh.

Mbrojtësi japonez i Bolognas është takuar me agjentin e tij dhe pritet konfirmimi i marrëveshjes në orët në vijim.

31/08/2021 13:49-Juve siguron shërbimet e Mohamed Ihattaren

Juventusi e ka kompletuar transferimin e Mohamed Ihattaren nga PSV Eindhoven. Marrëveshja është arritur dhe konfirmuar nga Fabrizio Romano.

Ndërkohë, lojtari do të largohet menjëherë në formë huazimi, me shumë mundësi te Sampdoria.

31/08/2021 13:47-Bellerin ul pagën për të shkuar te Betisi

Real Betis ka marrëveshje me Arsenalin për huazimin e Hector Bellerin.

Mbrojtës i djathtë do ta zvogëlojë pagën për të kaluar te klubi nga La Liga.

31/08/2021 13:45

Sampdoria është pranë huazimit të Radu Dragusin nga Juventusi.

31/08/2021 13:21-Sevilla konfirmon ofertën e Chelseat për Kounden, por nuk ishte bindëse

Drejtori sportiv i Sevillës, Monchi ka bërë të ditur se Chelsea ka bërë ofertë për Jules Kounden në javën e kaluar, mirëpo nuk ishte bindëse, pasi klauzola e tij është rreth 75-80 milionë euro.

“Jules Kounde ka mundësinë të largohet nga klubi nëse ndonjë klub paguan klauzolën e tij, Chelsea bëri ofertë javën e kaluar, por nuk na pëlqeu”.

31/08/2021 13:17-Zyrtare: Zefi i bashkohet Interit

Sulmuesi shqiptar me pasaporte irlandeze, Kevin Zefi, i është bashkuar edhe zyrtarisht Interit. 16-vjeçari u transferua nga Shamrock Rovers.

31/08/2021 13:16-Lyoni tenton transferimin e Boatengut nga Bayerni

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Jerome Boateng po kërkohet nga Lyoni, me skuadrën franceze që dëshiron ta marrë si lojtar të lirë.

Sevilla dhe Hertha Berlini nuk janë të interesuar.

31/08/2021 13:04-Anthony Martial i ofrohet PSG-së

Agjenti Jorge Mendes raportohet se është duke punuar në transferimin e Anthony Martialit te Paris Saint-Germain, por operacioni mund të realizohet vetëm nëse Kylian Mbappe transferohet te Real Madridi.

31/08/2021 13:01-Barcelona-Cavani, nuk bëhet

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka dal me një përditësim të fundit në lidhje me Edinson Cavanin. Sulmuesi uruguaian është pjesë e projektit të Manchester Unitedit dhe ai nuk do të largohet nga Old Traffordi.

31/08/2021 12:47-Ujkani opsion për Empolin

Sky Sport Italia ka njoftuar për një ndryshim të mundshëm në portën e Empolit. Zëvendësuesi i portierit të parë Guglielmo Vicario mund të mos jetë Alberto Brignoli, për të cilin ka shumë interesim Panathinaikosi.

Nëse ndahen rrugët, klubi nga Serie A mund ta transferojë Samir Ujkanin, i cili u lirua nga Torino.

31/08/2021 12:25-Arsenali shfaq interesim për Tomiyasu

David Ornstein nga The Athletic UK raporton se Arsenali është duke punuar në një marrëveshje me Bolognan për Takehiro Tomiyasu. 22 vjeçari nga Japonia mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe si qendror.

31/08/2021 11:58-Barcelona nis bisedimet me Edinson Cavanin

Barcelona është në bisedime të avancuara me Edinson Cavanin për ta kompletuar transferimin e tij nga Manchester United, raporton gazetari Gerard Romero.

31/08/2021 11:30-Kalimi i Rey Manajt nga Barcelona te Spezia kompletohet sot

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Rey Manja do të kompletojë kalimin nga Barcelona te Sepzia sot (e martë). Për më shumë detaje nga transferimi, lexo lajmin e plotë.

31/08/2021 11:27-Arsenali ia ndalon edhe stërvitjet Maitland-Niles

Arsenali e ka njoftuar Ainsley Maitland-Niles se nuk do të stërvitet me skuadrën e parë, pasi që ia bllokuan kalimin te Evertoni.

31/08/2021 11:01-Spurs nuk heq dorë nga Traore

Tottenhami është duke vazhduar tentimet për të transferuar Adama Traore, pavarësisht që Wolverhampton Wanderers nuk dëshirojnë që ai të largohet nga klubi. Sky Sports News njoftojnë se Spurs dëshiron 50 milionë funte për anësorin, i cili ka edhe dy vite kontratë.

Vlen të theksohet se Wolves dëshirojnë Renato Sanches nga Lille në formë të huazimit.

E9jGwWSXoAAvxyH

31/08/2021 10:59-Kompletohen testet mjekësore: Camavinga mund të quhet lojtar i Real Madridit

Eduardo Camavinga do të jetë lojtar më i ri i Real Madridit dhe transferimi do të kompletohet në orët e ardhshme, pasi testet mjekësore tashmë janë të përfunduara.

Lojtari 18-vjeçar ka kohë që është në radarin e Real Madridit dhe transferimi i tij do të mbyllet në shumën e 35 milionë eurove.

31/08/2021 10:54-Zyrtare: Jordan Henderson rinovon kontratën me Liverpoolin

Liverpooli ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Jordan Hendersonin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025.

31/08/2021 10:42-Ronaldo nënshkruan kontratën te United dhe deklarohet për herë të parë pas rikthimit në Old Trafford

Përmes një njoftimi në ueb-faqen e tyre, Manchester Unitedi njoftoi se Ronaldo ka nënshkruar kontratën e tij, derisa është deklaruar për herë të parë që nga rikthimi i tij.

“Manchester United është i lumtur të konfirmojë nënshkrimin e Cristiano Ronaldos me një kontratë dyvjeçare me opsionin për të vazhduar edhe për një vit tjetër”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

Për ta lexuar deklaratën e plotë të Ronaldos, klikoni KËTU

31/08/2021 10:41-Genoa rivalizon Torinon

SkySport në gjuhën italiane ka njoftuar se tani në garë për Shkodran Mustafin është futur edhe Genoa. Për mbrojtësin shqiptar së fundmi interesim serioz ka shfaqur edhe Torino.

31/08/2021 10:20-Zyrtare: Vlasic transferohet te West Hami

West Ham United ka nënshkruar me Nikola Vlasic nga CSKA Moska për 25 milionë funte (rreth 30 milionë euro), kroati ka nënshkruar kontratë deri në qershor të 2026.

31/08/2021 10:17-Zyrtare: Dujon Sterling i bashkohet Blackpoolit

Dujon Sterling ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean deri në vitin 2023, por menjëherë është huazuar te Blackpooli për gjithë sezonin në EFL League One (kampionatin e dytë anglez).

31/08/2021 10:06-Shkodran Mustafi pranë kalimit te Torino

Shkodran Mustafi është pranë që të kthehet në Itali te skuadra e Torinos.

Skuadra e Serie A planifikon të përforcohet në mbrojtje, ndërsa qendërmbrojtësi shqiptar është në planet e këtij klubi.

Pas sezonit të kaluar te Schalke, Mustafi është lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet klubit italian – njofton Gianluca Di Marzio.

31/08/2021 10:04-Real Madridi mund ta transferojë Mbappen në orët e ardhshme: E vështirë, por jo e pamundur

Real Madridi është në bisedime intensive me Paris Saint-Germainin për Kylian Mbappen dhe operacioni mund të mbyllet në orët e ardhshme, raporton Marca.

Edhe pse u refuzua oferta rreth 170 milionë euro plus 30 milionë bonuse, Los Blancos vazhdojnë bisedimet.

31/08/2021 10:04-Spezia interesohet për Manaj

Barcelona janë në bisedime me Spezian për të shitur Rey Manaj. Marrëveshja pritet të kompletohet në orët e ardhshme. Klubi spanjoll është në kërkim të një sulmuesi tjetër qendror.

E FZb5cWQAAP8aL

31/08/2021 09:59-Tottenhami arrin marrëveshje me Barcelonën për Emerson Royal

Fabrizio Romano raporton se Tottenhami ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Emerson Royal.

Spurs do të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e tij, derisa detajet e marrëveshjes janë kompletuar.

31/08/2021 09:34-Celina rikthehet te Ipswich Town

Ipswich Town ka nënshkruar me Bersant Celinën në formë të huazimit për gjithë sezonin nga ekipi francez, Dijon.

31/08/2021 09:20-Zyrtare: Kean i bashkohet Juves

Juventusi ka nënshkruar me Moise Kean nga Evertoni në formë të huazimit për dy vite, por me obligim blerje për 28 milionë euro.

31/08/2021 08:43-Juventusi konfirmon zyrtarisht marrëveshjen me Unitedin

Juventusi ka dalë me një komunikatë zyrtare rreth shitjes së Cristiano Ronaldos te Manchester United.

Para pak ditësh, Djajtë e Kuq njoftuan se kanë transferuar portugezin nga Zonja e Vjetër, derisa nga ana e këtyre të fundit nuk kishte asnjë reagim.

Por, sot (e marte), Juventusi lëshoi një njoftim në lidhje me kalimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë te Manchester United, klubi italian ka dhënë edhe detaje tjera të marrëveshjes.

31/08/2021 08:36-Kylian Mbappe i thotë PSG-së ta konsiderojë edhe një herë ofertën e Real Madridit

Kylian Mbappe duket se po tenton që të kalojë te Real Madridi në orët e fundit të afatit kalimtar, kështu të paktën raporton AS.

Sipas mediumit spanjoll, sulmuesi francez e kërkon dëshpërimisht kalimin te Los Blancos në orët e fundit.

Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare rreth 170 milionë euro plus 30 milionë bonuse, por që nuk është pranuar nga Paris Saint-Germain.

E GUeM9XoAEJc4h

31/08/2021 08:23-Arrihet marrëveshja: Bellerin po i bashkohet Real Betisit

Sipas asaj që raporton gazetari Chris Wheatley, Hector Bellerin ka arritur tashmë një marrëveshje me Real Betisin.

“Fanella ime e parë ishte e Betisit, pasi babai im ishte tifoz i Verdiblanco. Ishte e vështirë për mua të mbështesja një klub tjetër”, kishte thënë mbrojtësi.

Ende nuk dihet se a do të jetë huazim me të drejtë blerje, pasi klubi po kalon nëpër një krizë financiare.

31/08/2021 08:08-Zyrtare: Drinkwater largohet nga Chelsea

Chelsea ka njoftuar se e ka larguar Danny Drinkwater në formë huazimi te Readingu.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, The Blues e dërguan në huaizm mesfushorin që nuk është në planet e Thomas Tuchel për këtë edicion.

31/08/2021 06:48-Camavinga te Reali për 31 milionë euro

Eduardo Camavinga i ka kaluar testet mjekësore dhe pritet t'i bashkohet Real Madridit nga Rennes për 31 milionë euro plus shtesat.

31/08/2021 05:52

Wolverhampton Wanderers është pranë huazimit të mesfushorit të Lille, Renato Sanches – njofton Talksport.

31/08/2021 05:39-Sevilla kërkon 70 milionë euro për Kounde

Sevilla e ka refuzuar ofertën prej 55 milionë eurosh të Chelseat për Jules Kounde – ka thënë gazetari i L'Equipe, Nabil Djellit.

Blutë duhet ta rritin në 70 milionë ofertën e tyre për mbrojtësin.

31/08/2021 05:07

Arsenali shpreson të largojë disa lojtarë, në mesin e të cilëve janë edhe Hector Bellerin, Lucas Torreira e Sead Kolasinac.

31/08/2021 04:54

Sipas Canal +, Stade Rennes dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e talentit Eduardo Camavinga në kryeqytetin spanjoll.

31/08/2021 04:31

Leicester City është në kërkim të nënshkrimit afatgjatë të yllit të RB Leipzigut, Ademola Lookman, derisa Wolverhampton Wanderers këkron Sven Botman nga Lille.

31/08/2021 04:02

Salomon Rondon mund të huazohet te Evertoni, kurse James Rodriguez mund të kthehet në huazim te Porto.

31/08/2021 03:54

Jules Kounde (Sevilla) është në planet e Chelseat, por ka klauzolë prej 68 milionë funtesh.

31/08/2021 03:35

Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean, pritet të huazohet te Juventusi.

31/08/2021 03:31-Pritet angazhim i Chelseat gjatë ditës

Kampioni i Evropës, Chelsea, kërkon të ndërtojë një skuadër fituese të Ligës Premier, prandaj pritet të jetë mjaft i angazhuar gjatë të martës.

31/08/2021 03:18-Messias në planet e Milanit

Sulmuesi i Crotones, Junior Messias, është një tjetër shënjestër e Milanit për orët e fundit të afatit kalimtar veror.

messias

31/08/2021 02:35-Miranchuk shënjestër e Milanit

Milani e ka kontaktuar futbollistin e Atalantas, Aleksey Miranchuk, që e konsideron për pozitën e mesfushorit ofensiv.

31/08/2021 02:27-Icardi te Juventusi varet nga qëndrimi i Mbappes

Juventusi është duke vazhduar përpjekjet për Mauro Icardin, ndërsa qëndrimi i Kylian Mbappe në Parc des Princes mund ta bëjë më të lehtë transferimin.

maurc

31/08/2021 02:22-Kthimi te Juve, Pjanic: Do të doja, por...

Miralem Pjanic ka thënë se do të dëshironte të kthehej te Juventusi duke iu përgjigjur pyetjes së një faqeje të tifozëve.

Në këtë faqe është publikuar fotografia e boshnjakut me pyetjen: “Mire, a po kthehesh?”.

“Do të doja, por nuk e di nëse është e mundshme”, ka qenë përgjigja e 31-vjeçarit.

pjanic

31/08/2021 01:49-Reali e ka tërhequr interesimin për Mbappe

Transferi më i shtrenjtë që mund të ndodhë në këtë afat kalimtar është Kylian Mbappe, i cili mund t’i bashkohet Real Madridit nga Paris Saint-Germaini.

Ndërkohë ka pasur thashetheme se Los Blancos e kanë tërhequr interesimin?

31/08/2021 01:47

Marrëveshja e Chelseat dhe Atletico Madridi për huazimin e Saul Niguez në Stamford Bridge, duket se nuk do të ndodhë – sipas The Guardian.

31/08/2021 01:45-Lazio pranë zyrtarizimit të Zaccagnit

Lazio është pranë marrëveshjes me Hellas Veronan për mesfushorin Mattia Zaccagni, njofton Sky Italia.

Biancocelestët do të paguajnë shtatë milionë euro plus dy milionë të tjera në formë bonusesh.

31/08/2021 01:30

West Hami vazhdon të lidhet me një transferim afatgjatë të sulmuesit të Manchester Unitedit, Jesse Lingard, i cili pati një huazim të suksesshëm në edicionin e kaluar.

31/08/2021 01:28

Tashmë është bërë e qartë se Harry Kane nuk do të kalojë te Manchester City, pasi ka vendosur të qëndrojë te Tottenham Hotspur.

31/08/2021 01:07

Gazetari e pyeti si ndihet kur thashethemet për kalimin e tij të mundshëm te Real Madridi po vazhdojnë.

“Unë jam mirë, i qetë”, iu përgjigj Mbappe.

31/08/2021 01:05-Willian dhe Arsenali e kanë shkëputur kontratën

Arsenali ka arritur një marrëveshje reciproke me Willian për të përfunduar kontratën.

31/08/2021 01:03-Pastore është larguar nga Roma

Roma ka njoftuar se e ka ndërprerë kontratën e Javier Pastores me marrëveshje dypalëshe.

31/08/2021 01:00-Afati i fundit i transferimeve në Ligën Premier

Për të filluar, datat e afatit së transferimeve të verës të vitit 2021 janë në të vërtetë shumë të ngjashme me vitin 2019 – afati i fundit i rregullt para se pandemia e coronavirusit të prekte futbollin gjatë gjithë vitit 2020. Siç qëndron, klubet janë ende në gjendje të nënshkruajnë me lojtarë si të lirë të lirë pas ditës së afatit, dhe përderisa ata nuk janë të kontraktuar zyrtarisht me asnjë klub më 31 gusht.

Afati i transferimeve në fakt u rihap të mërkurën e 9 qershorit, megjithëse shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare nuk u përfunduan deri më 1 Korrik.  Është interesante të theksohet se në vitin 2019, afati u mbyll në 17:00 pasdite. Sidoqoftë, kjo ishte në të vërtetë një testim dhe që atëherë është braktisur. Afati kalimtar tani do të kalojë deri më 31 gusht duke përfunduar në ora 23:59 sipas kohës tonë lokale.

prmeir

31/08/2021 00:58-Afati i fundit i transferimeve në La Liga

Afati kalimtar në ligën spanjolle u hap zyrtarisht më 1 korrik dhe do të mbyllet në orën 23:59 të martën, 31 gusht. Vlen të përmendet fakti se klubet ende lejohen të nënshkruajnë me lojtarë të lirë pas kësaj date dhe shesin ose huazojnë lojtarë në ligat ku tregu i transferimeve është ende e hapur.

laliga 1

31/08/2021 00:58-Afati i fundit i transferimeve në Ligue 1

Ligue 1 hapi afatin e transferimeve më 9 qershor dhe do ta mbyllë atë të martën, më 31 gusht në orën 23:59.

ligue 2

31/08/2021 00:56-Afati i fundit i transferimeve në Serie A

Afati kalimtar në Itali u hap më 1 korrik dhe do të mbyllet të martën, më 31 gusht. Në sezonet e kaluara ai është mbyllur një ditë para fillimit të sezonit, por, ashtu si Liga Premier, tani është kthyer në strukturën e mëparshme që është në përputhje me Francën, Gjermaninë dhe Spanjën.

serie a 1

31/08/2021 00:55-Afati i transferimeve në Bundesliga

Gjermania vendosi mbylljen e afatit të transferimeve në orën 18:00 pasdite e të martës, 31 gusht. Siç është rasti në Spanjë, klubet mund të nënshkruajnë me lojtarë të lirë edhe pas kësaj date dhe të shesin ose huazojnë lojtarë në ligat ku afati i kalimtar është ende i hapur.

bundes4

31/08/2021 00:53-Afati i transferimeve në MLS

Afati kalimtar amerikan përdor një strukturë paksa të ndryshme. Afati dytësore në Major League Soccer u mbyll të enjten, 5 gusht, megjithëse lojtarët ende mund të huazohen në ekipet e Kampionatit USL dhe League One, dhe të shiten ose huazohen te klubet në ligat e huaja.

mlss

31/08/2021 00:44-Afatet e mëvonshme të transferimeve

Një pjesë të vogël të ligave kryesore ku ata janë ende të autorizuar për të nënshkruar me lojtarë pas 31 gushtit, me afatet e tyre përkatëse të transferimeve si më poshtë:

7 shtator: Rusi

8 shtator: Turqi

22 shtator: Meksikë, Portugali

18 tetor: Australi