
- 13/10/2022 22:51-Mbyllet ndeshja
- 13/10/2022 22:47
- 13/10/2022 22:42
- 13/10/2022 22:38-GOL
- 13/10/2022 22:35
- 13/10/2022 22:32
- 13/10/2022 22:29-Barazohet rezultati`
- 13/10/2022 22:28
- 13/10/2022 22:23
- 13/10/2022 22:20
- 13/10/2022 22:18
- 13/10/2022 22:15
- 13/10/2022 22:12
- 13/10/2022 22:10
- 13/10/2022 22:08
- 13/10/2022 22:07
- 13/10/2022 22:06
- 13/10/2022 22:02
- 13/10/2022 21:49-Mbyllet pjesa e parë
- 13/10/2022 21:47
- 13/10/2022 21:46
- 13/10/2022 21:45
- 13/10/2022 21:43
- 13/10/2022 21:41-Goli i tretë i Armend Thaqit në Ligën e Konferencës
- 13/10/2022 21:37-GOOOOOOOOOOOOOL
- 13/10/2022 21:35
- 13/10/2022 21:32
- 13/10/2022 21:29
- 13/10/2022 21:27
- 13/10/2022 21:24
- 13/10/2022 21:21
- 13/10/2022 21:16
- 13/10/2022 21:11
- 13/10/2022 21:09
- 13/10/2022 21:06
- 13/10/2022 21:00
- 13/10/2022 20:40-Ballkani e kryen ngrohjen para ndeshjes
- 13/10/2022 20:26-Nuk mungon mbështetja nga kryeministri Kurti për Ballkanin
- 13/10/2022 20:25
- 13/10/2022 20:03-Përballjet direkte dhe golat
- 13/10/2022 20:02-Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit
- 13/10/2022 19:57-Formacionet zyrtare
Ballkani edhe pse ishte në epërsi nga pjesa e parë, pësoi humbje në fund me rezultat 2-1 nga Sivasspor në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve.
Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale për detajet e takimit Ballkani – Sivasspor.
13/10/2022 22:51-Mbyllet ndeshja
13/10/2022 22:47
90' Gjyqtari ka dhënë katërt minuta lojë shtesë.
13/10/2022 22:42
86' Ballkani me të gjitha forcat në sulm.
13/10/2022 22:38-GOL
82' Sivasspori merr epërsinë me golin e Karol Angielski, i cili tundi rrjetë nga afërsia për 2-1.
13/10/2022 22:35
79' Kuc gjuan nga distanca, goditja e tij bllokohet.
13/10/2022 22:32
76' Del Zyba, futet në lojë Edvin Kuç.
13/10/2022 22:29-Barazohet rezultati`
72' Hakan Arslan shënon me kokë për Sivassporin. Barazohet rezultati në 1-1.
13/10/2022 22:28
71' Krasniqi gjuan nga distanca, por në duart e portierit.
13/10/2022 22:23
66' Clinton N'Jie gjuan, por pret Frashëri.
13/10/2022 22:20
62' Rrahmani në pozicion të mirë, por nuk gjuan.
13/10/2022 22:18
60' Korenica lëshon një gjuajte të fortë nga distanca, portieri mbron.
13/10/2022 22:15
56' Lojtari i Sivasspor, Saba, rrëzohet në zonë, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
13/10/2022 22:12
54' Sivasspori tenton të krijojnë me harkime, por mbrojtja e Ballkanit në nivel.
13/10/2022 22:10
52' Qëndrim Zyba gjuan nga distanca, portieri mbron me vështirës.
13/10/2022 22:08
51' Çfarë humb Ermal Krasniqi. I vetëm me portier gjuan në trupin e tij.
13/10/2022 22:07
50' Albion Rrahmani në pozicion të mirë, gjuan mbi portë.
13/10/2022 22:06
48' Ballkani e nis në sulm edhe pjesën e dytë. Aksione të mira të skuadrës tonë.
13/10/2022 22:02
46' Fillon pjesa e dytë.
13/10/2022 21:49-Mbyllet pjesa e parë
Ballkani shkon në pushim në epërsi prej 1-0 me golin e Armend Thaqit. Skuadra e Ilir Dajës ishte afër edhe golit të dytë.
13/10/2022 21:47
45' Albion Rrahmani futet bukur në zonë, tenton pasimin, por bllokohet.
13/10/2022 21:46
44' Jashanica tenton goditjen nga distanca, por mbi portë.
13/10/2022 21:45
43' Ballkani afër golit të dytë. Ermal Krasniqi gjuan bukur, por goditja e tij pritet nga portieri.
13/10/2022 21:43
41' Ballkani po vazhdon lojën në sulm, aksione të bukura të skuadrës tonë.
13/10/2022 21:41-Goli i tretë i Armend Thaqit në Ligën e Konferencës
Ky ishte goli i tretë i Armend Thaqit në Ligën e Konferencës. Ai ka shënuar kundër Cluj, Sivassit në Turqi dhe tani.
13/10/2022 21:37-GOOOOOOOOOOOOOL
GOOOL! 36' Ballkani kalon në epërsi me golin e Armend Thaqit pas asistimit të Meriton Korenicës.
https://twitter.com/goldepom/status/1580644194418556928
13/10/2022 21:35
33' Lumbardh Dellova bukur kalon një lojtar, gjuan nga distanca, por me shumë mund, portieri e largon në këndore.
https://twitter.com/ElshaniNol/status/1580643452718809088
13/10/2022 21:32
30' Super rast për Ballkanin. Thaqi dhe Korenica kombinojnë, topi shkon te Rrahmani, por ku gjuan mbi portë.
13/10/2022 21:29
27' Ballkani tenton t'i afrohet portës së Sivasspor, por mbrojtja largon topin.
13/10/2022 21:27
25' Sivasspor sërish me harkime, kësaj radhe del Stivi Frashëri dhe kap topin.
13/10/2022 21:24
22' Korenica gjuan, por topi ndalet nga mbrojtja.
13/10/2022 21:21
20' Kalojnë 20 minuta lojë, rezultati mbetet i barabartë 0-0.
13/10/2022 21:16
15' Aksion i mirë i Ballkanit, por Rrahmani ishte në pozitë jashtë loje kur doli i vetëm me portier.
13/10/2022 21:11
10' Këndore për Sivasspor, por mbrojtja e Ballkanit largon topin.
13/10/2022 21:09
8' Sivasspor kërkon të rrezikojë me harkim në zonë, por Armend Thaqi largon rrezikun.
13/10/2022 21:06
3' Albion Rrahmani në duel në zonë, dëmtohet pas një ndërhyrje nga mbrojtja.
13/10/2022 21:00
1' Fillon ndeshja.
13/10/2022 20:40-Ballkani e kryen ngrohjen para ndeshjes
Skuadra e Ballkanit e ka kryer ngrohjen para ndeshjes me Sivasspor.
13/10/2022 20:26-Nuk mungon mbështetja nga kryeministri Kurti për Ballkanin
13/10/2022 20:03-Përballjet direkte dhe golat

13/10/2022 20:02-Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit











































