LAJMI I FUNDIT:

Lituania në tension për shkak të Rusisë

Lituania në tension për shkak të Rusisë

Lituania paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të testojë NATO-n në javët para betimit të Donald Trump si President i SHBA. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius tha se kishte shumë frikë nga zona e Baltikut, po ashtu siç kishte nga qyteti sirian i Aleppos.

Tranzicioni i Donald Trump në pushtet nuk shihet askund tjetër me aq vëmendje sa në vendet baltike.

Lituania beson se pikëpamja tejet negative që ka për qëllimet ruse justifikohet nga gjeografia dhe historia e saj.


Në intervistën e tij për BBC, kryediplomati lituanez Linkevicius nuk mund të ishte më i qartë.

“Rusia nuk është një superfuqi, por është një superproblem. Ka rrezik që Putin ta shfrytëzojë periudhën e tranzicionit në SHBA për të testuar gatishmërinë ushtarake dhe vendosmërinë diplomatike të aleancës perëndimore. Administrata e re amerikane merr detyrën në fund të janarit dhe kam frikë jo vetëm për rajonin tonë, por le të shpresojnë që Aleppo të jetë ende aty kur kjo të ndodhë”, deklaroi Linkevicius.

Dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, tashmë Lituania është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Në kryeqytetin Vilnius, një pikturë murale e Trump dhe Putin në një përqafim pasionant shfaq qartë pikëpamjet e një pjese të njerëzve atje.

Megjithëse qeveria lituaneze e shpreh pikëpamjen e saj në terma shumë më diplomatike, ajo ndan të njëjtin shqetësim se Trump dhe Putin janë shumë afër për të fjetur mbi dafina.

Vendet baltike druhen se SHBA do ta shohë Rusinë si një partner dhe nuk do të ndajë pikëpamjen e Evropës lindore se Moska paraqet një kërcënim ushtarak.

Rusia nga ana tjetër ngul këmbë se nuk përbën asnjë kërcënim dhe pretendon se tensionet rajonale po rriten nga NATO, që po zgjerohet në lindje dhe po dërgon forcat e pajimet e saj ushtarake drejt kufirit rus.

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori