LAJMI I FUNDIT:

Lituania ndalon transmetimin e zërit të propagandës së Putinit, “Russia Today”

Lituania ndalon transmetimin e zërit të propagandës së Putinit, “Russia Today”

Sipas mediave ruse, “Komisioni për Radio dhe Televizion” i Lituanisë, i cili është në vartësi të Parlamentit lituanez, ka marr vendim për ndalimin e transmetimit të kanaleve televizive të “Russia Today”, në territorin e Lituanisë.

Grupit “Russia Today”, në Lituani, i është ndaluar transmetimi i pesë kanaleve televizive, “RT”, “RT HD”, “RT Spanja”, “RT Documentary” dhe “RT Documentary HD”, transmeton KosovaPress.

Rregullatori lituanez e arsyetoi ndalimin e transmetimit të kanaleve të “RT”, me faktin se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Dimitry Kisyov.


Edhe pse kanalet e “RT” menaxhohen nga Margarita Simonyan, mbrapa “RT” qëndron Dimitry Kisyov.

Para Lituanisë, ndalimin e transmetimit të “RT” e kishte bërë Letonia, ndërsa në proces të ndalimit është edhe Estonia, çka do të çojë në ndalimin e transmetimit të “RT” në të gjitha shtetet baltike.

Siç shihet shtetet baltike e kanë parë rrezikun që ju vije nga mediat shtetërore ruse që janë pjesë e propagandës shtetërore ruse, andaj edhe kanë vendosur të ndalojnë transmetimin në territorin e tyre.

Propaganda ruse përmes “RT” dhe “Sputnik” është evidente edhe në rajonin tonë.

Rritje të agresivitetit të propagandës ruse përmes “RT” dhe “Sputnik”, në shtetet e Ballkanit ka pasur posaçërisht gjatë fushatave zgjedhore, tentimeve për grushtet në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi, si dhe rasti i fundit para dy ditëve, protestat anti-Vuçiq në Beograd. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori