1 500 të moshuarit që kanë moshën mbi 100 vjeç, do të kenë një listë të veçantë në procesin zgjedhorë të vitit të ardhshëm.
Kjo listë do të bëhet publike shumë shpejt dhe të moshuarit kanë detyrimin të njoftojnë institucionet përkatëse se janë në jetë dhe kanë aftësi për të votuar dhe kështu do të kenë mundësi të marrin pjesë në votimet në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.
Kreu i Zyrës së Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare bëri të ditur se falë ndryshimeve të ndërmarra në ligjin për Gjendjen Civile, do t’i mundësohet familjarëve akses më i lehtë në regjistrimin e personave që kanë ndërruar jetë.
Sipas Doracaj-t, tashmë nuk do jenë vetëm familjarët që do jenë pjesë e këtij procesi, por dhe vetë institucionet mes tyre.
Drejtori i Gjendjes Civile bëri të ditur se ndryshimet që u votuan nga Kuvendi të enjten e shkuar në ligjin për Gjendjen Civile, u parashikua dhe krijimi i një liste për mbi 100-vjeçarët.
“Objektivi ndryshimeve është pastrimi i regjistrave nga personat që kanë ndërruar jetë, por për të cilët nuk është bërë njoftim nga familjarët. Në radhë të parë këto ndryshime parashikojnë mundësinë që të jetë një rreth më i zgjeruar familjarë që kanë të drejtë të njoftojnë ndarjen nga jeta të familjarit të tyre. Gjithashtu tashmë institucionet do bashkëveprojnë mes tyre për të dhënë informacion mbi ndarjen nga jeta të një personi. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme janë të ngarkuar për këtë. Po ashtu është hequr edhe gjoba, pra nëse më parë kalonte afati tre muaj për regjistrimin e një personi që ka ndërruar jetë, tashmë nuk ka më gjobë dhe kjo është një mundësi e mirë që ata që se kanë bërë ende lajmërimin ta bëjnë këtë. Po ashtu, duhet thënë se ata që e kanë bërë për të abuzuar përmes kësaj procedure duke përfituar pension kanë konsumuar element të veprës penale, që përkthehet në përballje me ligjin në dyert e institucioneve të drejtësisë”, tha Doracaj për ATSH.
Sipas tij, në Shqipëri sot janë bllokuar në sistem 8 000 rekorde të mbi 100-vjeçarëve .
“Këta nuk marrin shërbime. Janë të bllokuara. Po ashtu kemi 1 500 mbi 100 vjeç të cilët janë aktiv, por pas pak ditësh kur të dali ekstrakti i parë i listës zgjedhore, këto rekorde do të bllokohen. Pastaj është detyrë e personit të autorizuar për ta realizuar verifikimin, ose vetë personi të paraqitet e të thotë jam në jetë dhe më ofroni këtë shërbim. Këta 100-vjeçar që bllokohen në ekstraktin e parë, të gjithë këta janë në jetë, do votojnë me listë të veçantë ditën e zgjedhjes, duhet të vërtetojnë edhe ditën zgjedhjes se janë në jetë dhe të aftës fizikisht për të votuar”, tha Kreu i Zyrës së Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa