Virgil van Dijk ka arritur të mposhtë konkurrencën nga Raphael Varane dhe Sergio Ramos për t’u emëruar si mbrojtësi më i mirë aktual në botë.
Liverpooli kishte paguar rreth 80 milionë euro për të transferuar mbrojtësin holandez nga Southamptoni në afatin kalimtar të vitit 2018.
Që kur kaloi në Anfield Road, 29-vjeçari ka treguar ndikimin e tij në lojën e The Reds, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe një vit më pas, Ligën Premier.
Madje, holandezi kishte përfunduar edhe në listën e ngushtë për Topin e Artë të cilin e fitoi Lionel Messi, por që ishte shpallur si më i miri nga UEFA.
Daily Star ka përpiluar listën me dhjetë mbrojtësit më të mirë aktual në botë, të cilën mund ta shikoni më poshtë: