LAJMI I FUNDIT:

Liria e Mediave: Maqedonia radhitet e 118-ta

Liria e Mediave: Maqedonia radhitet e 118-ta

Në raportin më të ri të organizatës ”Reporterët pa kufij”, Maqedonia radhitet në vendin e 118-të për nga liria e mediave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në arsyetimin e raporit, kjo organizatë thotë se shpifja është hequr nga Kodi penal, qysh në vitin 2012, ndërkaq akuzat janë zëvendësuar me padi qytetare, me mundësi të dënimeve të larta dhe burgosje për gazetarë dhe pronarë mediash.

Nga vendet e rajonit, Maqedonia radhitet e fundit. Më së miri qëndron Sllovenia, në vendin e 40-të, pastaj Serbia (59), Kroacia (63), Bosnja e Hercegovina (68), Shqipëria (82), Greqia (89), Kosova (90), Mali i Zi (106) dhe BUllgaria në vendin e 113-të.


Në tre vendet e para të lirisë së mediave radhiten Finlanda, Holanda dhe Norvegjia, kurse në të fundit janë Eritrea dhe Korea e Veriut./Telegrafi/