Në zyrat e Avokatit të Popullit prej nesër qytetarët do të kenë mundësi të paraqedin çfarë do lloj pengese dhe presion për realizimin e të drejtës së votës së lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Pas paraqitjeve të qytetarëve do të reagohet menjëherë, pas thirrjes ose mesazhit të pranuar. Të drejtat e qytetarëve Avokati i Popullit do t'i mbrojë duke marrë masa urgjente për rezultate efektive", thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.


Numri që qytetarët mund të paraqiten është 0800 54321, i cili do të funksionojë prej orës 8 deri 16, çdo ditë./Telegrafi/