Një linjë e trenave të udhëtarëve në Londër u bllokua dhe pasagjerët u mbetën në trena për një orë për shkak të një mjellme në shina.
Nga Transporti për Londrën thanë se linja e re “Elizabeth” u pezullua pak para orës 13:00. Të enjten për shkak të një mjellme në shina, me të gjitha shërbimet midis aeroportit Heathrow dhe Abby Wood të cilat ishin të mbyllura plotësisht.
Kurse sa i përket pjesës tjetër së linjës, raportoheshin vonesa tjera të shumta, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Organi qeveritar tha se shkaku i vonesave ishte “një pengesë në shina” dhe National Rail në një postim në Twitter shtjelloi se si shkak i kësaj ishte ishin “kafshët në hekurudhë”.
“Kafshët” më vonë u identifikuan si një mjellmë e vetme në zonën e Paddington.
Pasagjerët thanë se ishin bllokuar në trenat e tyre për rreth një orë. /Telegrafi/