Për t’i parandaluar rastet e vetëvrasjeve tragjike në vend, qytetarët kanë mundur në çdo kohë ta kontaktojnë qendrën telefonike “Linja e Jetës”, mirëpo nga sot komunikimi me ta do të jetë me orar të shkurtuar për shkak të fondeve dhe numrit të ulët të vullnetarëve.
Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter të faqes, Linja e Jetës.
Sipas tyre, duke filluar nga sot orari i ri do të jetë prej 14:00 deri në 02:00.
“Ju njoftojmë se nga dita e hënë (8 gusht), Linja e Jetës do të shkurtojë orarin e punës përkohësisht. Orari i ri do të jetë prej 14:00 deri në 02:00. Ky shkurtim i orarit ka qenë i detyruar për shkak të mungesës së fondeve dhe numrit të ulët të vullnetarëve”, thuhet në postimin e tyre.
Tutje nga Linja e Jetës shpresojnë që ky ndryshim të jetë sa më afatshkurtër.
“Ne mbesim të angazhuar/a që ky ndryshim të jetë sa më afatshkurtër në mënyrë që Linja e Jetës të jetë sa e disponueshme dhe e qasshme për personat që kanë nevojë në çfarëdo kohe”.
Ata po ashtu kanë bërë thirrje që kushdo që ka mundësi të kontribuojë ekonomikisht mund ta bëjë përmes kësaj xhirollogarie: Emri i llogarisë: QIPS, Banka: NLB Sh.A, Xhirollogaria: 1708001600103522 IBAN: XK05 1708 0016 0010 3522. Adresa: Rr. George Bush, nn, 10000, Prishtina, Kosovë.
Ndryshe, Linja e Jetës i jep mundësinë të gjithë qytetarëve që të mund të flasin për shqetësimet e tyre duke bërë kështu të mundshëm parandalimin e vrasjeve apo vetëvrasjeve. /Telegrafi/
Ju njoftojmë se nga dita e hënë (8 gusht), Linja e Jetës do te shkurtojë orarin e punës përkohësisht. Orari i ri do të jetë prej 14:00 deri në 02:00. Ky shkurtim i orarit ka qenë i detyruar për shkak të mungesës së fondeve dhe numrit të ulët të vullnetarëve. pic.twitter.com/IT7Lp0fYNq
— Linja e Jetës (@linja_e_jetes) August 8, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania