LAJMI I FUNDIT:

Limani të rinjve: Dyert tona janë të hapura për ju, le të krijojmë dhe realizojmë së bashku politikat e ardhshme rinore

Limani të rinjve: Dyert tona janë të hapura për ju, le të krijojmë dhe realizojmë së bashku politikat e ardhshme rinore

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot mori pjesë në konferencën me temë “Nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë, Organizata e Studentëve nga Maqedonia dhe Shoqëria e Biznesmenëve nga Sllovenia dhe Maqedonia.

Siç njoftojnë nga ministria, qëllimi i kësaj konference ishte që të mblidhen studentë të rinj, përfaqësues të institucioneve dhe biznesmenë në një vend, të dëgjohen sfidat me të cilat po përballemi si vend dhe të punojmë së bashku në gjetjen e zgjidhjeve që do të përmirësojnë pasqyrën demografike të vendit, respektivisht t’i kthejmë të rinjtë në atdhe dhe për t’u ofruar brezave të ardhshëm kushte për arsim dhe përparim në vendin e tyre.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Limani iu referua seriozitetit të situatës me të rinjtë nga Maqedonia, të cilët të ardhmen e tyre gjithnjë e më shumë e shohin në vende të tjera. Njëkohësisht, ai theksoi përkushtimin e kësaj Qeverie, e cila i njeh sfidat me të rinjtë dhe për të ngritur rëndësinë e tyre në shoqëri, ndaj e ka inkorporuar sektorin e rinisë si fushë prioritare në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.


“Dua t’i referohem njërës prej anketave të fundit të Fondacionit Westminster mbi pjesëmarrjen e të rinjve në jetën sociale dhe politike të vendit, sipas të cilës 62% e të rinjve do të shpërnguleshin nga Maqedonia nëse u jepej mundësia, madje edhe më brengosës është fakti që 77% e të rinjve nuk do të ktheheshin në Maqedoni nëse do të ishin larguar. Kushtet në sistemin arsimor, standardi studentor, shëndetësia, si dhe mundësitë e punësimit konsiderohen si faktorë që ndikojnë në vendimet e tyre. Këto shifra janë alarmi që tashmë është ndezur. Kjo situatë në të cilën ndodhet vendi ynë është shumë e rëndë. Dhe është përgjegjësi e jonë si Qeveri që të ndërmarrim hapa seriozë menjëherë, për të ndryshuar këtë trend negativ”, nënvizoi ministri Limani.

Ai po ashtu vuri në dukje se prezantimi i rezultateve të anketës të realizuar nga Organizata Studentore e Maqedonisë në Slloveni dhe prezantimet e studentëve nga universitetet në Slloveni se si të rinjtë e shohin mundësinë e kthimit në vendin e tyre për të qenë pjesë e komunitetit të shoqërisë janë udhërrëfyesit që duhet të ndjekim, nëse duam të arrijmë sukses në zgjidhjen e kësaj sfide.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori