Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se ndjehen krenar për veprën e Jakup Krasniqit.
Limaj në një konferencë për media, ka thënë se bastisjet që janë bërë në shtëpinë e Jakup Krasniqit kanë qenë të panevojshme, transmeton Telegrafi.
“Ne si Nismë Socialdemokrate ne tërësi si grupacion politik kemi qenë të pa kompromis në shërbim të drejtësisë, kemi qenë respektues të të gjitha kërkesave që drejtësia ka pasur në drejtim tonë. Ajo çfarë ne kemi parë sot ka qenë e panevojshme. Një bastisje e tillë ka mundur të bëhet krejt ndryshe, pa pasur nevojë për përforcime të tilla, pa pasur nevojë të traumatizohet familja e Krasniqit, e gjithë kjo ka mundur të bëhet në në një mënyrë tjetër”, theksoi ai.
Limaj pohoi se e kuptojnë se si është ndjerë familja e Jakup Krasniqit gjatë bastisjes që janë bërë sot.
“Ne ndihemi krenar me veprën e tij. Gjithë jeta e tij ka qenë në shërbim të lirisë. Ndihemi krenar për të”, pohoi Limaj.
Më tej, ai shtoi se zëdhënësi i UÇK-së është arrestuar në kohën kur zëdhënësi i Millosheviçit shpërblehet.
“Sot është arrestuar zëdhënësi i UÇK-së, në kohën kur ish-zëdhënësi i Millosheviçit është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Serbisë. Sot është arrestuar zëdhënësi i lirisë, në kohën kur shpërblehet ish-zëdhënësi i Millosheviçit”, deklaroi ai.
Limaj bëri thirrje që të gjithë politikanët të bashkohen dhe të kontribuojnë për drejtësi, duke shtuar se Krasniqi tërë jetën ka sakrifikuar për liri, dhe se është i vetmi personalitet në mesin e të gjallëve që është personifikim i lirisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë