Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me bartësin e listës për Komunën e Mitrovicës, Flamur Vojvoda, zhvilluan një takim me strukturat e kësaj partie në Mitrovicë.

Liamj thotë se ekipi i Vojvodës përbehet nga njerëz me përvojë.


"Sot, së bashku me Kryetarin e Degës së NISMA Socialdemokrate dhe njëkohësisht bartësin e listës për Komunën e Mitrovicës, z. Flamur Vojvoda, zhvilluam një takim me strukturat tona në Mitrovicë. Vojvoda dhe ekipi i tij përbëhen nga njerëz me përvojë politike, intelektualë të qytetit, gra dhe të rinj të përkushtuar, të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të ofrojnë vizion, guxim në vendimmarrje dhe zhvillim për qytetin e minatorëve", tha Limaj.

Tutje, ai ka shkruar se "Mirëqenie sociale të qëndrueshme, krijimin e qendrave për të moshuarit, kënde për fëmijë, organizimin e ekspozitave dhe panaireve, funksionalizimin e hapësirave rinore dhe ofrimin e mundësive për aftësim profesional për të rinjtë dhe punëkërkuesit, këto nuk janë vetëm premtime, por obligime tona për Mitrovicën dhe qytetarët e saj"./Telegrafi/