LAJMI I FUNDIT:

Limaj nderon gratë për 8 Mars para Heroinave

Limaj nderon gratë për 8 Mars para Heroinave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka bërë nderime para memorialit Heroinat në sheshin që mban të njëjtin emër.

Ai tha se lirinë të cilën e gëzojnë  sot nuk e meriton askush më shumë se nënat, të cilat kanë luftuar dhe luftojnë për mirëqenien e familjeve të tyre. Ai u bëri thirrje të gjitha grave që të luftojnë për pozicionin e tyre që meritojnë në shoqëri.

“Gratë shqiptare, nënat tona, ato që janë dhe ato që s’janë, që në fakt kjo simbolikë e emrit Heroina u tako  dhe u shkon të gjitha nënave të këtij vendi, të cilat në mënyrë heroike kanë bërë përpjekje për të ndërtuar familje, për të shkolluar fëmijët e tyre, për të luftuar për të drejtat e tyre dhe për të përcjellë këtë vend ku jemi ne sot”, tha Limaj.


Me këtë rast Limaj u ka uruar të gjitha nënave dhe grave të Kosovën, 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke shpresuar se gjendja e tyre do të vijë duke u përmirësuar në shoqëri.

“Nënave dhe grave të Kosovës iu uroj 8 Marsin me shpresën dhe dëshirën që gjendja e tyre do të vijë duke u përmirësuar në shoqërinë kosovare, dhe duke i ftuar që të vazhdojnë me këmbëngulje për të luftuar për pozicionin e tyre të merituar në shoqëri”, tha  Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori