LAJMI I FUNDIT:

Limaj i gatshëm për postin e kryeministrit

Limaj i gatshëm për postin e kryeministrit

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i gatshëm për postin e kryeministrit, nëse është e nevojshme dhe ka besimin e qytetarëve. Ai ka thënë se Nisma e sheh vetën në qeverinë e ardhshme dhe do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve.

Në pyetjen se a e sheh vetën në pozitën e kryeministrit, Limaj është përgjigjur me “pse jo”.

“Nëse e kam besimin e qytetarëve pse jo, ne jemi në politikë për të arritur këto objektiva. Kurdo që ta kem besimin e qytetarëve, asnjëherë nuk i shmangem besimit të tyre”, ka thënë Limaj.


Por, më e rëndësishme për të është se ai e sheh Nismën në qeverinë e ardhshme.

“Nisma e sheh vetën në Qeverinë e ardhshme”, është shprehur Limaj.

Limaj ka premtuar se Parlamenti do të shpërbëhet me datën 22 të këtij muaji.

“Deputët e Nismës do të jenë në Parlament, ata do të votojnë pro shpërbërjes së Parlamentit për t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, Nisma është e gatshme për zgjedhje.

“Nisma po i futet zgjedhjeve më e përgaditur se kurrë më parë. Ne do të vijmë në një rezultat tepër të mirë. Preokupimi ynë kryesor është që Nisma të futet në proces zgjedhor e vetme”, ka sqaruar Limaj për rtv21.

Ai nuk ka përmendur subjekte konkrete të mundshme për koalicion, por ka thënë se i vlerëson të gjitha subjektet. Derisa, postin e kryeministrit ka thënë duhet ta marrë partia që i fiton zgjedhjet.

“Ne kemi respekt dhe i vlerësojmë të gjitha subjektet politike. Ndihemi të vlerësuar nga subjektet që e dojnë Nismën si partner. Mirëpo partia e parë, kushdo që të del, duhet ta marrë kryeministrin”./rtv21./

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori