Ai shoqërohet në ekipin më të mirë të javës nga bashkëlojtari i tij Wayne Rooney, i cili shënoi njërin nga dy golat e fitores. Rooney ka për partner sulmuesin e Boltonit, Ivan Klasnic, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 4-0 ndaj QPR.

Në formacion është edhe një ish-lojtar i Man United, Wes Brown, i cili kësaj here mbron ngjyrat e Sunderlandit. Pas barazimit në Anfield, Sunderlandi është i pranishëm me një tjetër lojtar në formacionin e javës, mesfushorin Sebastian Larsson.


Në vazhdim më të mirët e javës së parë në Ligën Premier, zgjedhur nga mediat angleze:

Portier: Asmir Begovic (Stoke City)

Mbrojtës: Robert Huth (Stoke City); Wes Brown (Sunderland); Steven Taylor (Newcastle United); Ashley Cole (Chelsea);

Mesfushorë: Victor Moses (Wigan Athletic); Jamie O'Hara (Wolves); Sebastian Larsson (Sunderland); Ashley Young (Manchester United)

Sulmues: Ivan Klasnic (Bolton Wanderers); Wayne Rooney (Manchester United)

Formacioni 4-4-2:

                   Begovic

    Huth – Brown – Taylor – Cole

Moses – O'Hara – Larsson – Young

           Klasnic – Rooney
/Telegrafi/

telegrafi sport app