LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Demokratike: Reformat janë bazë e mirë për stabilizimin e Maqedonisë

Lidhja Demokratike: Reformat janë bazë e mirë për stabilizimin e Maqedonisë

Përmes një kumtese për mediat, Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) konsideron se reformat e filluara në gjyqësi, shërbimet e sigurisë dhe administratë, janë bazë e mirë për stabilizimin e situatës dhe forcimin e sigurisë juridike.

Sipas tyre, kapitali vjen në një shtet stabil ku ka klimë të mirë dhe pozitive të afarizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se me përgjegjësi nga të gjitha subjektetp olitike, reofrmat dhe rezultatet reale mund të garantohet euro-integrimi më i shpejtë dhe anëtarësimi i plotë në NATO i Maqedonisë./Telegrafi/