Në mars, libraria “Dukagjini” do të hapë dyert e një hapësire të re në “Prishtina Mall”. Mijëra tituj librash do të vijnë të ekspozuar në një ambient mbresëlënës e tejet miqësor për të gjithë lexuesit.

Libraria e re e “Dukagjini”-t do të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme kërkimi dhe përmbushjeje për lexuesit e të gjitha moshave dhe tipave. Botimet “Dukagjini” do të zënë vend qendror në librari, e krahas tyre do të jenë librat më të kërkuar aktualisht në vend dhe në botë. “Dukagjini” tashmë është adresa e parë për bestseller-ët në shqip, anglisht e gjuhë të tjera.


lib 3

Enterieri modern jep komoditetin për aktivitete të shumta, përtej blerjes së librit, me synimin që ta bëjë këtë kënd të qendrës së re tregtare një ambient me vlera kulturore e sociale. Tashmë është kthyer në traditë që në librarinë “Dukagjini”, të vegjlit të përjetojnë dhe të shijojnë aktivitete të ndryshme që lidhen me librin. Libraria e re në “Prishtina mall” ka edhe më shumë surpriza për fëmijët. Aktivitete të shumta leximi, loje e argëtimi do të jenë ftesa që nuk do të mund t’u rezistojë asnjë prind për fëmijët e tyre, duke pasur parasysh hapësirën e madhe lënë për ta.

Duke qenë gjithnjë në hap me kohën dhe kërkesat e kohës, “Dukagjini” edhe në “Prishtina Mall” do të ofrojë çmime promocionale dhe oferta shumë të favorshme për lexuesit.

lib 2

Krahas këtyre, ekipi tejet i motivuar dhe profesional do të jetë përherë i gatshëm për të krijuar një ambient miqësor e të sigurt për të gjithë.

Libraria “Dukagjini” është pjesë e korporatës me të njëjtin emër dhe është lider i kulturës së librit në Kosovë. Ajo ka një traditë gati tridekadëshe në kulturën e librit. Për kaq kohë, libraria “Dukagjini” është kthyer në pikë të rëndësishme reference për identitetin urban të Prishtinës. E ndodhur në zemër të kryeqytetit, ajo është kthyer jo thjesht në një hapësirë për shitjen e librit, por në një pikëtakim të lexuesve, një arenë aktivitetesh kulturore e sociale dhe një institucion që ngjall dëshirën për librin dhe vlerat. Pika e re në “Prishtina Mall” s’ka se si të jetë ndryshe, pos një replikë e këtyre vlerave identitare.

lib 4