LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ndodhet në rend të ditës në takimin e ministrave të BE-së në dhjetor

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ndodhet në rend të ditës në takimin e ministrave të BE-së në dhjetor

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë vendosur liberalizimin e vizave për Kosovën në rendin e ditës të takimit të muajit të ardhshëm të ministrave të tyre, thanë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Një burim diplomatik i një vendi anëtar të bllokut evropian në Bruksel tha për dtt-net.com se në projekt-rendin e ditës të takimit të 6 dhe 7 dhjetorit të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk figuron.

“Diskutimet ende po mbahen në nivel teknik. Projekt-rendi aktual i ditës nuk e përfshinë liberalizimin e vizave”, ka thënë për dtt-net.com diplomati, i cili kërkoi që të mos identifikohet për publikun, transmeton KP.


Në korrik të këtij viti Komisioni Evropian (KE) iu pat propozuar vendeve anëtare të BE-së që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, meqë vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

Në shtator këtë propozim të KE-së e përkrahu edhe Parlamenti Evropian (PE), por shumica e qeverive anëtare të bllokut evropian tash po frikohen se heqja e vizave për Kosovën dhe jehona mediatike që ky vendim do të kishte tek opinioni i tyre publik do të ishte i keq dhe do të ndikonte negativisht për partitë e tyre politike në prag të zgjedhjeve të PE-së, të cilat mbahen në maj.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, të cilit BE-ja nuk ia ka hequr vizat për lëvizje të lirë në zonën Schengen.

Vizat i janë hequr Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në vitin 2009 ndërsa Shqipërisë dhe Bosnjës një vit më vonë./Teelegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori