Profesori i gazetarisë në UT, Dashmir Idrizi ka botuar librin 'Gazetaria televizive', ku ka shtjelluar shumë segmente të rëndësishme dhe specifike që kanë të bëjnë me gazetarinë televizive

Libri është ilustruar me dy thënie interesante, që lidhen me gazetarinë.


Gazetari duhet t’i përmbahet thënies 'Liria ime përfundon aty ku fillon të shkelet liria e tjetrit' dhe thënia tjetër 'Gazetari ka një defekt shumë të madh. Ai mund të ngritët për një minutë lartë, por edhe mund të rrëzohet, poashtu brenda një minute'.

Dashmir Idrizi scaled

Ky libër është komplementar dhe plotëson një boshllëk në këtë lloj literature.

Libri është i ndarë në tre kapituj, ku në mënyrë të detajuar paraqiten aspekte se si përgatitet një lajm, shënim apo reportazh televiziv në kohën e internetit të avancuar.

Libri është rezultat i një pune dhe përvoje dhjetëvjeçare në gazetari, qoftë si gazetar aktiv, apo edhe si profesor i gazetarisë.

154149743 2059485117527508 56253790793

Sh.F.