LAJMI I FUNDIT:

LG sjell videon 4K UltraHD në telefonat Android?

LG sjell videon 4K UltraHD në telefonat Android?

Sipas thashethemeve të fundit thuhet se LG është duke u përgatitur të lansojë një model të rid he shumë të avancuar të telefonit të mençur, përkatësisht një model të ngjashëm me Google Nexus 4, i cili është jashtëzakonisht i kërkuar në treg.

Mirëpo, specifikat e modelit të ri të telefonit të LG, pritet ti kalojnë ato të Nexus 4, ndërsa prodhuesi i famshëm aziatik do të shtojë edhe kamerën me 4K Ultra HD video me 16MP në versionin e ri të telefonit Android.

Për më shumë, zërat e njëjtë thonë se lansimi i modelit të ri të telefonit me kamerë jashtëzakonisht të fuqishme do të vijë më vonë gjatë këtij viti.

Në panairin e madh të pajisjeve elektronike e cila është mbajtur gjatë muajit shkurt, Qualcomm pati prezantuar mundësitë e incizimit në 4K UltraHD të ofruara nga çipi i saj Qualcomm Snapdargon 800, ndërsa kishte thënë se kjo teknologji do të jetë pjesë e një telefoni që do të prezantohet kah mesi i vitit 2013. / Telegrafi /