Lëvizja BESA ka reaguar ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Në komunikatën drejtuar Telegrafit Maqedoni nga kjo Lëvizje, thuhet se „ky institucion vazhdon me diskriminimin ndaj bizneseve shqiptare, por edhe ndaj qytetarëve të rëndomtë.“
Mes tjerash Lëvizja BESA thotë: „ky institucion luan dorën e zgjatur të pushtetit, kur duhet të heshtin zërat kritikë, kjo tashmë dihet mirëfilli dhe për këtë kemi pa fund shembuj, si TV A1, kontrollet kundër duhanpirësve (edhe atë me polici speciale), dënimet dhe bllokimet e llogarive rrjedhëse, problemet me pagesën e taksës radio-difuzive (ku për një familje paguajnë nga 2-3 vetë) etj.
Këtë qasje antishqiptare të tyre e ka ndihmuar edhe fakti se përfaqësimi i shqiptarëve nëpër pozita udhëheqëse në këtë institucion është krejt minimal: në Drejtorinë e Përgjithshme, përveç zëvendësdrejtorit nuk ka shqiptar tjetër në asnjë post udhëheqës, ndërsa në njësinë rajonale të Shkupit ka vetëm ushtrues detyre të zv.drejtorit, por në asnjë pozitë tjetër nuk ka shqiptar. Ndërkaq të punësuarit e rinj shqiptarë, edhe pse të paktë në numër, në këtë institucion nuk e kanë të zgjidhur statusin si nëpunës tatimorë, por me vite të tëra janë nëpunës shtetërorë, gjë që nuk ndodhë me të punësuarit e rinj maqedonas, të cilët menjëherë marrin vendime për nëpunës tatimorë. Kështu pamundësohet avancimi i shqiptarëve në karrierë në këtë institucion. Por, më “mirë” se kaq nuk është as nëpër qytetet e tjera ku popullata është e përzier.
Ndonëse partia shqiptare në pushtet shpesh thotë se shqipja është gjuhë zyrtare, ueb-faqja (www.ujp.gov.mk) e kësaj drejtorie është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërsa edhe të gjithë formularët, kërkesat dhe vendimet janë vetëm në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj, të gjitha bizneset e kanë për detyrim ta kenë të ngjitur në lokalet e tyre një letër e cila u sugjeron qytetarëve të kërkojnë llogari fiskale, e cila po ashtu është maqedonisht.“/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit