LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet në përdorim Poliklinika e re në Saraj, do t’u shërbejë 45.000 qytetarëve

Lëshohet në përdorim Poliklinika e re në Saraj, do t’u shërbejë 45.000 qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, mori pjesë sot në hapjen e Poliklinikës së re të Sarajit, e cila do t’u shërbejë mbi 45 mijë banorëve nga ky rajon i qytetit.

Mexhiti tha se ky është sukses i përbashkët, për të cilin duhet të krenohen.

“Bëhet fjalë për një investim prej 79 milionë denarë, i siguruar nga Ministria e Shëndetësisë. Poliklinika në Saraj do të ofrojë kujdes shëndetësor për qytetarët e mbi njëzet vendbanimeve (përfshirë Bojanë, Matkën, Kopanicën, Çajlanin, Bukoviqin, Kondovën, Lubinin, Radushën, Shishevë, Svilaren e Poshtme dhe Svilaren e Sipërme , Gërçec, Krushopek, Laskarcë e të tjera). Deri më tani, pacientët nga kjo komunë i përdornin shërbimet shëndetësore në poliklinikën më të afërt të Gjorçe Petrovit”.


“Poliklinika e re do të jetë pjesë e Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor edhe më efektiv të popullatës në fushën e kujdesit parësor shëndetësor. Pra, në të do të ofrohen shërbime shëndetësore për kujdes shëndetësor parandalues, përkatësisht do të funksionojnë qendrat e vaksinimit të fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore me stomatologji parandaluese për fëmijë”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se krahas shërbimeve parandaluese, Poliklinika do të ofrojë edhe kujdes shëndetësor specialisto-konsultativ. Të pajisura janë, laboratori biokimik, kabineti i diagnostikimit me rreze X, një kabinet ORL dhe një kabinet dermatovenerologjik.

“Për një funksionim të suksesshëm të poliklinikës, është siguruar staf mjekësor profesional, për të cilin në dhjetor të vitit të kaluar është realizuar edhe punësimi i 26 punonjësve shëndetësorë nga profile të ndryshme si: mjekë të mjekësisë, infermierë, laborantë dhe staf tjetër të dedikuar për Poliklinikën e Sarajit”, tha Mexhiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori