Telegrafi

Leonardo DiCaprio dhe e dashura Vittoria Ceretti rikthehen në New York, pas pushimeve evropiane

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij 26-vjeçare, modelja Victoria Ceretti u panë në New York.

Çifti duket se ka bërë disa blerje, teksa bukuroshja italiane mbante një çantë pazari të bardhë.

Aktori i Titanikut, 49 vjeç, mbante një maskë për fytyrën dhe një kapele bejsbolli si zakonisht dhe kishte telefona në vesh, ndërsa e dashura e tij e shikonte me një shprehje të ashpër në fytyrën e saj, shkruan DailyMail.

Leo kishte veshur një bluzë të bardhë, kapele gri dhe pantallona të gjelbër, ndërsa Vittoria dukej simpatike me një bluzë të bardhë dhe këmishë të zbërthyer me xhinse të gjera.

Vittoria iu rikthye punës së saj në pistën e saj në Javën e Modës në New York, pasi së fundmi shijoi një pushim evropian me yllin e “What’s Eating Gilbert Grape”.

Muajin e kaluar ajo u pa duke hequr pjesën e sipërme të bikinit, teksa po kalonin në një jaht luksoz në jug të Francë.

Aktori dhe e dashura e tij kanë kaluar një pjesë të verës duke lundruar nëpër Mesdhe, duke u ndalur në pika si Sardenja.

Ndërsa ata ishin në Itali, Vittoria u pa duke veshur një unazë, duke nxitur thashetheme për gjendjen e vërtetë të marrëdhënies së tyre. /Telegrafi/