Lëndohet ylli i Barcelonës, ai do të humbasë fillimin e kampionatit në La Liga

Barcelona ka marrë një goditje në përgatitjet për mbrojtjen e titullit, pasi do ta nisin sezonin pa golashënuesin e tyre kryesor.
Robert Lewandowski është konfirmuar se ka pësuar një dëmtim muskulor.
36-vjeçari ka pësuar një tërheqje në kofshë dhe është përjashtuar nga ndeshja e trofeut ‘Joan Gamper’ kundër Comos që zhvillohet të dielën në mbrëmje.
Mesfushori Dani Olmo gjithashtu është stërvitur i veçuar për shkak të një tendosjeje të lehtë, ndërsa trajneri Hansi Flick vazhdon përgatitjet për sezonin e ri.
Dëmtimi pritet ta lërë Lewandowskin jashtë edhe për ndeshjen hapëse të La Ligas ndaj Mallorcsa, që zhvillohet pas tetë ditësh.
Gazetari Xavi Hernandez Navarro nga Ara raporton se dëmtimi mund ta mbajë polakun jashtë fushave për rreth dy javë.
Kjo do të thotë se ai do të mungojë me siguri ndaj Mallorcas dhe do të jetë në dyshim për ndeshjen e dytë të kampionatit, ndaj Levantes, fundjavën pasardhëse.
Kandidati kryesor për ta zëvendësuar Lewandowskin është Ferran Torres, i cili ka qenë alternativa e zakonshme sezonin e kaluar dhe ka qenë titullar ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, si dhe ndaj Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit./Telegrafi/












































