LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet rëndë një motoçiklist në rrugën Shkup – Tetovë

Lëndohet rëndë një motoçiklist në rrugën Shkup – Tetovë

Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në rrugën rajonale Shkup – Tetovë.

Nga MPB bëjnë me dije se I.M.(22) nga fshati Reçicë e Vogël, duke drejtuar motoçikletën “Piaggio” me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.

“Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip nga SVR Tetovë ka kryer hetime”, thonë nga MPB.