Lëndohet motoçiklisti gjatë aksidentit me një autobus në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë të hënës në rrugën “Robert Doll”, mes një autobusi dhe një motoçiklete ky si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërkaq lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































