LAJMI I FUNDIT:

LEN: Vendimi i Këshillit Gjyqësor, grusht i fortë për pushtetin e korruptuar

LEN: Vendimi i Këshillit Gjyqësor, grusht i fortë për pushtetin e korruptuar

Vendimi i Këshillit Gjyqësor që Besa Ademi të mbetet kryetare e Gjykatës së Lartë është një grusht i fuqishëm për BDI-në dhe një pikë shpresë për qytetarët dhe drejtësinë në vend, theksojnë nga koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim.

“Jemi të vetëdijshëm se një vendim i këtillë, pasoi falë faktit që në vend ka gjykatës me dinjitet dhe që e duan drejtësinë, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga pushteti. Po ashtu edhe si rezultat i reagimit të ashpër të faktorit ndërkombëtar por edhe reagimit të opozitës shqiptare.

Lidhja Europiane për Ndryshim, falënderon të gjithë përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë, që reaguan publikisht kundër kërkesës për shkarkimin e kreu të Këshillit Gjyqësor, Besa Ademi, por edhe angazhimit të tyre që në Maqedoninë e Veriut të fitojë drejtësia”, thuhet në komunikatë.


Nga atje shtojnë se sot dështuan vetëm partitë në pushtet, gjykatësit e tyre dhe ata funksionarë që pa ndërprerje kërkojnë ta kthejnë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut, duke ia vjetërsuar lëndët si dhe punojnë pandërprerë ta shpëtojnë Sasho Mijallkovin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori