Lekaj: Rrugët po pastrohen vazhdimisht, keni kujdes gjatë vozitjes

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka njoftuar se po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme.
Postimi i Lekajt në Facebook:Po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme, anise bora nuk po ndalet! Ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë nëpër të gjitha rajonet duke monitoruar punën e vazhdueshme të kompanive të kontraktuara për heqjen e borës. Rrugët po pastrohen vazhdimisht, por ju lutem të keni kujdes gjatë vozitjes në këtë natë me borë dhe temperatura të ulëta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































