Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, punën 100-ditëshe të Qeverisë Kurti 2 e ka quajtur të dështuar, pasi sipas tij, më tepër është punuar për shkarkimin e bordeve dhe rehatimin e bashkëpartiakëve sesa me realizimin e premtimeve të dhëna për qytetarët.
Ai në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet mbi punën 100-ditore, i ka quajtur premtimet e Qeverisë Kurti një farsë për qytetarët
“Votuesit e Vetëvendosjes e dinë që nuk jeni ata që keni proklamuar, që ju keni qenë dhe vazhdoni të jenë një farsë e bukur e kemi kuptuar të gjithë tashmë në total deri më tani kjo qeveri ka marrë 144 vendime në tërësi. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, numri i vendimeve të kësaj qeverie janë shumë më të vogla për të njëjtë kohë sesa numri i vendimeve nga qeveritë e kaluara. Nga 144 vendime të miratuara, shumica prej tyre janë për ngarkime dhe shkarkime të bordeve përmes të cilave keni arritur të rehatoni shumë partiakë tuaj. Çka ka ndryshuar jeta e qytetarit me këto 144 vendime? Asgjë”, tha Lekaj.
Lekaj tha se kryeministri Kurti nuk po raporton në Kuvend për procesin e dialogut me Serbinë, për shkak se sipas tij, ai nuk ka platformë.
“Vazhdimi i dialogut pa platformë dhe pa asnjë llogari para këtij Kuvendi po doni t’i thyeni këmbët kur po ju thërrasin dhe ndoshta për ata nuk po gjeni kohë asnjëherë që të vini e të raportoni në Kuvend për dialogun”, tha Lekaj.
Sipas tij, asnjë vendim i Qeverisë Kurti nuk ka ndikuar në jetën e qytetarëve të Kosovës, të cilët sërish janë kthyer para ambasadave për t’u larguar nga vendi.
“Para vetes kemi një raport 100 ditësh të punës së kësaj qeveria dhe askund nuk po shihet asnjë vendim që ka ndikuar në jetën dhe mirëqenien e qytetarit. Të rinjtë kanë filluar të presin sërish para ambasadave për të lëshuar Kosovën sepse ju jeni asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa një farsë e bukur”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale