LAJMI I FUNDIT:

Lekaj nga AAK: Kjo qeveri më mirë të dorëhiqet se sa të provokojë qytetarët për revolta

Lekaj nga AAK: Kjo qeveri më mirë të dorëhiqet se sa të provokojë qytetarët për revolta
Pal Lekaj-AAK/Foto Ridvan Slivova

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës me kryeministër, Albin Kurti.

Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje është më mirë të heq dorë nga pushteti se sa të provokojë qytetarët sikurse në rastin me vonesat në procedimin e pagave për mësimdhënësit.

Me këtë formë qeverisje, Lekaj thekson për KosovaPress se Qeveria e Kosovës po dëshiron revolta dhe protesta ndaj tyre.


Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, shprehet i shqetësuar edhe me vonesën e zbatimit të udhërrëfyesit për energjinë në veri.

“Ne kemi hyrë në një krizë ekonomike në rritje të çmimeve enorme. Para disa ditëve u miratua vendimi për shpalljen të emergjencës për energji dhe tani nuk ekzekutohen pagat e arsimtarëve. Me të vërtetë thua se kjo qeveri nuk ia dëshiron të mirën vendit, dëshiron revolta dhe protesta. Më mirë është që kjo qeveri të dorëhiqet se sa të provokojë qytetarët, në këtë rast arsimtarët që më të vërtetë janë në gjendje jo të mirë”, thotë ai.

Insistimi i deridjeshëm i kreut qeveritar për të mos paguar grevistët, Lekaj thotë se është një dobësi e tij dhe se këso vendime, sipas tij janë marrë vetëm në regjime ku dominon diktatura.

“Është një dobësi e Qeverisë së Kosovës, personalisht e kryeministrit me kokëfortësinë e tij, thua që tani ndryshon bota pse ata kanë hyrë në grevë, për të cilat ka qenë legjitime… Qeveria e Kosovës me këtë veprim dëshiroi të frustrojë arsimtarët dhe qytetarët që të kemi një revoltë. Këto kanë ndodhur vetëm në regjime ku ka dominuar kokëfortësia dhe diktatura”, shton Lekaj.

Duke folur për moszbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë në veri, Lekaj kërkon përfshirjen e Bashkimit Evropian për të ofruar një zgjidhje.

“Ju e dini se edhe në marrëveshjen që është bërë në Bruksel ka qenë një plan veprues, por deri më tani s’ka asnjë lëvizje, pasi ‘Elektrosever’ që ka marrë përgjegjësinë të licencohet në kushtet e Republikës së Kosovës, ai ka pretenduar se duhet me fusnotë dhe në këtë drejtim s’ka asnjë veprim nga Qeveria dhe as nga BE-ja. Këtë drejtim, mendoj se qeveria më tepër po bënë llafe se po implementon marrëveshjen, pasi po vazhdon avazi i vjetër për pagesë”, deklaron Lekaj.

Megjithatë, Lekaj thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrijë duarkryq dhe të paguajë vetëm dëmet e humbjeve në energji.

Sipas tij deri në fundin e këtij viti fiskal Qeveria e Kosovës do të paguajë 110 milionë euro për mos dëgjueshmërinë e qytetarëve serbë për të paguar energjinë elektrike.

“Pala e Kosovës i ka kryer obligimet e veta, por nuk duhet të rrimë duarkryq dhe të paguajmë dëme që po shkaktohen humbje të mëdha buxhetit të Kosovës. Në fund të këtij viti fiskal bëhen diku 110 milionë që paguan Qeveria e Kosovës për mos dëgjueshmëri të qytetarëve që nuk paguajnë rrymën”, përfundon Lekaj.

Qeveria e Kosovës të premten pasdite ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit që ishin në grevë gjatë muajit shtator. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori