Për të gjashtën herë ka dështuar që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezerva shtetërore.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në ulëset e anëtarëve të VV-së, vendosi disa letra ku shkruhej se nga sa para marrin nga Kuvendi, transmeton Telegrafi.


“Unë kam vendosur sot në mënyrë simbolike të gjithë deputetëve që nuk janë prezent me i tregu sa para marrin dhe sa kanë marrë deri tani, dhe i bojkotojnë”, tha Lekaj.

Ndryshe, për herë të gjashtë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, kjo për shkak mungesës së partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/

368077867 1048961149459857 1538674599997858761 n 1

396636550 3514375265467950 5337370966845977096 n 1 1