LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Ata që ranë për lirinë e Kosovës kurrë nuk do kishin menduar se po të ishin gjallë lufta e tyre do të gjykohet nga një gjykatë një etnike

Lekaj: Ata që ranë për lirinë e Kosovës kurrë nuk do kishin menduar se po të ishin gjallë lufta e tyre do të gjykohet nga një gjykatë një etnike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në seancën e Kuvendit të Kosovës në emër të grupit parlamentar ka thënë se Serbia është duke vazhduar edhe sot luftën ndaj Kosovës, por kësaj radhe me letra.

Lekaj ka shtuar se Gjykata Speciale është duke i gjykuar vetëm shqiptarët.

Ai kritikoi deputetët e LVV-së që nuk përmenden luftëtarët e tjerë të UÇK-së që po gjykohen nga Specialja.


“Për dallim nga LVV unë po i përmendi të gjithë luftëtarët e lirisë që janë pa të drejtë të akuzuar në gjykatën e Hagës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe komandant Cali. Kanë kaluar 20 vite kur ne shinim sesi vriteshin, masakroheshin, dhunoheshin nëntat, motrat, baballarët e fëmijët tanë nga shteti i Serbisë
Kushdo që kthen kokën pas dhe mundohet të paragjykojë se çfarë ndodhi në atë kohë kam vetëm një pyetje si duhet të silleshim ne, a duhet të prisnim që Serbia ti shkoj në fund operacionit patkoi apo të mbronim pragun e shtëpisë tonë”, tha Lekaj.

Lekaj shtoi se më mirë me vdek me armë me dorë sesa me prit vdekjen nga Beogradi, sepse ishim jemi dhe do të jemi shqiptarë.

“E dinim që lufta nuk do të ishte e lehtë, do të na merrte shumë djem e vajza. Heronjtë, dëshmorët ata që ia falën jetën Kosovës, nuk do të mendonin kurrë që do të vinte një ditë që do të dërgoheshin një gjykatë ku gjykohen vetëm shqiptarët ku lufta e tyre është në bankën e të akuzuarve . Beogradi nuk e ka pushuar asnjëherë luftën kundër Kosovës, dikur me tanke e tash me letra. Lufta e tashme e Serbisë është më se e ndyrë”, u shpreh Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori