LAJMI I FUNDIT:

Lehtësimi i masave në Maqedoni nga Covid-19 do të varet nga vendimi i sotshëm i Shtabit të krizës

Lehtësimi i masave në Maqedoni nga Covid-19 do të varet nga vendimi i sotshëm i Shtabit të krizës

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në shtet, që nga fillimi i pandemisë arriti në 1.792, pasi që në 24 orët e kaluara, u regjistruan 30 raste të reja nga 426 testimet e bëra. Njëzet e gjashtë pacientë janë shëruar, ndërsa tre persona kanë vdekur në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup. Numri i rasteve të reja të të infektuarve do të varet nga relaksimi i mëtejshëm i masave restriktive.

Për vijimin e mëtutjeshëm të masave restriktive do të bisedohet nesër në takimin e shtabit të krizës, kurse lehtësimi dhe normalizimi i situatës do të varet nga zhvillimi i përhapjes së infeksionit, ndërsa vendimet si deri tani do të sillen në bazë të mendimeve të ekspertëve, gjegjësisht epidemiologëve nga Komisioni i sëmundjeve infektive, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski.

“Gjëja më e rëndësishme është jo vetëm për të rivendosur masat, por edhe për të ruajtur gjendjen në këtë nivel që kemi sot, e kjo është gjendje stabile shëndetësore, në të cilën sistemi shëndetësor do të mund t’u përgjigjet situatave para nesh”, tha Spasovski.


Në pyetjen a do të ketë kufizim gjatë tërë ditës për festën e Ramazan Bajramit, kryeministri përsëriti se për të gjitha masat dëgjohet mendimi i Komisionit dhe se në bazë të kësaj sillen vendime pa marr parasysh për çfarë dite bëhet fjalë.

“Duke pasur parasysh se kemi festë të dyfishtë më 24 maj, kjo meriton vëmendje të bisedohet edhe në shtabin kryesor të krizës dhe të bisedohet në seancë të Qeverisë. Por sidoqoftë, vendimet i marrim në bazë të mendimeve të ekspertëve dhe në bazë të asaj që dorëzohet, do të sjellim vendime përkatëse dhe do ta informojmë opinionin”, shtoi Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Fejsbuk publikoi se 91 për qind e punonjësve shëndetësor, të cilët ishin të infektuar me Kovid-19 tani janë shëruar tërësisht.

“Ju shpreh nderime për guximin dhe përkushtimin. Të gjithë të tjerëve u dëshiroj shërim të shpejtë”, shton Filipçe në publikim.

Në një publikim tjetër, thotë ai se edhe deri në fund të javës që vijon, do të finalizohet mënyra e lëvizjes së qytetarëve dhe kalimi i kufijve me Greqinë fqinje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 184 teste në kuadër të skriningut në kopshte dhe të gjithë janë negativë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Në pajtim me raportin e sotëm të ISHP, me skriningun e të punësuarve në kopshte , që filloi para tre ditëve, deri më tani janë bërë 581 testime, është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me KOVID-19, të gjithë personat e tjerë të testuar janë negativë ndaj virusit”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Manastir për tre ditë janë përfunduar testimet e të gjithë 322 të punësuarve në kopshte dhe atje është regjistruar rasti i vetëm pozitiv me Kovid-19.

Sipas të dhënave të Misinistrisë së Shëndetësisë, deri tani janë shëruar 1.293, të vdekur 101 persona, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 398. /AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori