LAJMI I FUNDIT:

Largoni njollat në xhamin e kabinës së dushit me këto dy produkte shtëpiake

Largoni njollat në xhamin e kabinës së dushit me këto dy produkte shtëpiake

Njollat që formohen në xhamin e kabinës së dushit janë një shqetësim i zakonshëm për shumë prej nesh.

Ato krijohen kryesisht nga ujërat e forta, të pasura me minerale si kalciumi dhe magnezi, të cilat lënë pas njolla të bardha dhe mbetje të vështira për t’u hequr.

Shtuar këtu edhe gjurmët e sapunit dhe lagështinë e vazhdueshme, xhami humbet shpejt transparencën dhe shkëlqimin e tij natyral.


Mirëmbajtja e rregullt dhe përdorimi i metodave të duhura pastruese janë të domosdoshme për ta mbajtur xhamin e kabinës së dushit të pastër dhe estetikisht të këndshëm.

Një eksperte tani ka ndarë një zgjidhje për ju. Gjegjësisht ajo rekomandoi produktet me të cilat pastrimi është efektiv.

Përgatitni një pastë me një filxhan sodë buke, dy lugë gjelle detergjent enësh dhe pak ujë.

Përdoreni pastën më pas për të pastruar xhamin, në mënyrë që të largohen njollat. /Telegrafi/