LAJMI I FUNDIT:

Largohen mbeturina dhe mbillen fidanë në Ditën e Tokës

Largohen mbeturina dhe mbillen fidanë në Ditën e Tokës

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, organizata “Let’s Do It Kosova” së bashku me qindra studentë nga Fakulteti i Edukimit dhe vullnetarë nga kompania “Baruti-Ag”, kanë realizuar disa aktivitete në hapësirat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Fillimisht qindra studentë ndihmuan vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” në pastrimin e hapësirës së kampusit universitar dhe largimin e mbi 100 thasëve me mbeturina, për të vazhduar pastaj me mbjelljen e 22 fidanëve “Paulownia”, të cilët janë dhuruar nga kompania “Liridoni”, në Preshevë.

Koordinatori i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e madhe të studentëve në aktivitetet e sotme dhe inkurajoji ata që edhe më tej të marrin pjesë në aktivitetet që organizohen për çështje mjedisore.


Ndërsa, profesori universitar Zeqir Vesalaj, ka përmendur nevojën për edukim mjedisor, në mënyrë që të ngritët vetëdija për rëndësinë e mjedisit dhe mirëmbajtjen e tij.

“22 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës konsiderohet si ditë e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin, keqpërdorimin dhe ndotjen e Tokës. Andaj, pikërisht në këtë ditë, “Let’s Do It Kosova” u bën thirrje jo vetëm studentëve, por të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të bashkëngjiten në aksionet e shumta për pastrimin e  mjedisit dhe të jenë të përgjegjshëm, në mënyrë që të mos krijohen deponi ilegale të mbeturinave”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori