Lansohen fotografitë e Google Maps për iOS 6

Edhepse Maps i Google ka qenë që nga fillimi në këto pajisje, së fundi aplikacioni ishtë zëvendësuar me aplikacionin Maps të Apple.
Në internet ka filluar qarkullimi i disa fotove ‘screenshots’ të Google Maps për iOS 6 që vërtetojnë se aplikacioni do të dal në shitoret online së shpejti. Siç duket nga fotot, aplikacioni është i dizajnuar në vektorë ndërsa thuhet të jetë shumë i shpejtë.
Google Maps për iOS 6 do të jetë i mundur për rrotullim me dy gishta në çfarëdo këndi dhe është i dizajnuar të punoj me ekranin e rritur të iPhone 5. Ende nuk kemi ndonjë informatë rreth planeve të lansimit të këtij aplikacioni. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/10/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































