Norman H. Gershman, fotografi që portretizoi shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit, ka ndërruar jetë të hënën, në 10 qershor 2019, në shtëpinë e tij në Coral Gables, Floridë. Ai ishte 86 vjeç.
Gershman pati karrierë shumë të suksesshme në Wall Street, por do të mbahet mend më shumë për dashurinë dhe pasionin e tij për artin e fotografisë. Suksesi i tij më i madh ishte libri dhe filmi “Besa” që përshkruajnë disa nga heronjtë shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore. Lajmin e vdekjes e ka bërë të ditur gazeta shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York.
I lindur më 14 gusht 1932, në Bayonne, New Jersey, i biri i Albert dhe Pauline “Pearl” Gershman, Norman u diplomua në NYU në 1954 dhe e kaloi shumicën e jetës së tij profesionale në Wall Street, ku u shqua aq sa krijoi edhe kompaninë e tij të investimeve.
Por, dashuria e tij e vërtetë mbeti gjithmonë arti. Sidomos fotografia. Ai u kthye në një udhëtar të botës dhe fotograf i shquar. Fotografitë e tij më të mira janë tani pjesë e një ekspozite levizëse e Yad Vashemit në Jerusalem dhe e Kolegjit të Unionit Hebre, në New York.
Norman Gershman është nderuar me shumë çmime e mirënjohje, përfshirë edhe një nga urdhrat më të lartë të nderit në Shqipëri, për shkak të punës së tij për t’i treguar botës historinë e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një libër dhe një film, të dy të titulluar “Besa”, janë realizuar duke u bazuar në portretet e jashtëzakonshme të këtij autori.
Një ekspozitë e tij u shfaq për herë të parë rreth 10 vjet më parë, në selinë qendrore të OKB-së, në New York. Më tej, në Parlamentin izraelit, Knesset, në Muzeun e famshëm të Holokaustit, Yad Vashem, në Jerusalem e në shumë institucione të njohura nëpër botë.
Projekti i tij pati edhe kritika, kryesisht për shkak të përqendrimit te shqiptarët myslimanë, në një vend ku shpëtimtarët e hebrenjve ishin nga të gjitha përkatësitë fetare. Një tjetër temë debatesh ishte lidhja e dukurisë së besës me Islamin.
Por, Gershman nuk kishte si qëllim të zvogëlonte rolin e jomyslimanëve në Shqipëri. Synimi i tij ishte që në kontekstin e urrejtjes të krijuar nga konfliktet në Lindjen e Mesme, historia e shpëtimit në Shqipëri të afronte myslimanët e hebrenjtë, e të jepte një mesazh universal humanizmi dhe bashkëpunimi.
Norman Gershman kishte dashuri për shqiptarët dhe u dashurua me Shqipërinë. Në fund, puna e tij në vendin tonë do të mbetet trashëgimia më e madhe që lë pas.
Sipas lajmërimit të vdekjes të botuar në legacy.com, ai la pas motrën Arlene Robbins, shoqen e jetës Carol Sue Gershman, tre fëmijët, Leslie Kuster, Eric Gershman, dhe Roger Gershman, si dhe pesë nipër e mbesa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët