Që nga ora 12:00 është bllokuar trafiku për daljen nga vendi për automjetet e rënda transportuese në pikat kufitare “Star Dojran”, “Bogorodicë” dhe “Mexhitli”, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Bllokadë ka edhe në vendkalimet kufitare “Qafë Thanë” dhe “Bllatë”.

"Që nga ora 12:00 para vendkalimit kufitar “Bllacë e Poshtme” ka nisur një protestë e transportuesve me automjete të rënda, për të cilën arsye trafiku i mallrave drejt Bllacës po ridrejtohet përmes BP Diesel, ndërsa trafiku tjetër zhvillohet normalisht.


Që nga ora 12:00 janë bllokuar gjithashtu trafiku edhe në vendkalimet kufitare “Deve Bair”, “Dellçevë” dhe “Novo Sellë“.

Aktualisht, e bllokuar është vetëm lëvizja për automjetet e rënda për dalje nga vendi, ndërsa për kategoritë e tjera të automjeteve trafiku zhvillohet normalisht”, thonë nga LAMM.

Për shkak të vendosjes së sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) të Bashkimit Evropian, transportuesit nga Maqedonia, si dhe ata nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, kanë paralajmëruar se nga sot do të fillojnë një bllokadë shtatëditore të pikave kufitare që çojnë drejt zonës Shengen./Telegrafi/