Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.


Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.