Rruga Transalpina që ndodhet në Rumani, është ndërtuar rreth vitit 1970 që të shërbejë si shteg strategjik për nevoja ushtarake gjatë komunizmit.
Tani kjo rrugë e gjatë 90 kilometra nuk është aq e shfrytëzueshme, sepse ngasja është e vështirë meqë kalon në kodrina, transmeton Telegrafi.
Ky lokacion është zgjedhur nga Lamborghini, për të treguar fortësinë dhe qëndrueshmërinë që ka Huracane.
Prej zonave të thepisura, te pjesët rurale e deri te një dasmë në periferi, janë këto pjesët ku u ndodhën veturat luksoze dhe sportive.
Seti fotografik është pjesë e një reklame, që i përket një projekti që do të finalizohet së shpejti. /Telegrafi/