LAJMI I FUNDIT:

Lagjja “Pejton” dhe disa zona në Prishtinë të shtunën mbesin pa ujë

Lagjja “Pejton” dhe disa zona në Prishtinë të shtunën mbesin pa ujë
Foto: Ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se të shtunën do të realizohet kyçja e gypit të ujit me diametër 350 mm në lagjen “ Pejton”, dhe disa zonave do t’u ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm

Zonat të cilat do të mbesin pa ujë të pijshëm, për shkak të realizimit të punimeve teknike, nga ora 10:00-18:00 janë: lagjja “Pejton”, ”Dardania ”, “Lakrishte” dhe lagjja “Kalabria”.

“Ju njoftojmë se më datë 6 qershor 2020, e shtunë, do të realizohen kyçjet e gypit të ujit me diametër 350 mm në Lagjen “Pejton” të kryeqytetit. Këto punime realizohen nga kontraktori i Komunës së Prishtinës (investim i komunës në ndërrimin e gypit të azbestit)”, thuhet në njoftim.


Roli i KRU ”Prishtina” ka qenë përpilimi i projektit në fjalë dhe mbikëqyrja e vazhdueshme, ndërsa të shtunën do të jetë angazhimi në mbikëqyrjen e realizimit të këtyre kyçjeve, manipulimi me valvola për ndërprerjen e ujit përgjatë punimeve dhe çdo punë tjetër ndihmëse që kërkohet. /Telegraf/