LAJMI I FUNDIT:

Ky mal është vetëm gjashtë metra i lartë – pse e adhurojnë kaq shumë japonezët

Ky mal është vetëm gjashtë metra i lartë – pse e adhurojnë kaq shumë japonezët

Japonia është një vend i çudirave, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe aty do të gjeni edhe malin Benten, i cili pretendon të jetë më i ulëti në vend.

Ndodhet në qytetin e Tokushimas, në mes të fushave pjellore dhe është 6.1 metra i lartë. Diametri i tij është 60 metra dhe një personit i duhen gjashtëdhjetë sekonda për të arritur majën.

Benten është një nga malet natyrore më të ulëta në botë dhe mijëra turistë e vizitojnë atë çdo vit, raporton Oddity Central.


Disa sfidohen të “pushtojnë” majën, të tjerë vijnë për të admiruar bimësinë dhe të tjerë mezi presin të shkelin në tempullin kushtuar Benzaitenës, perëndeshës së mençurisë.

Mali Benten hapet zyrtarisht për turistët më 1 qershor, kështu që të ftuarit mund të ngjiten në majë dhe të vizitojnë faltoren e përmendur.

Këtu tradicionalisht organizohet gara “Ngjitja e Parë e Vitit të Ri” dhe të gjithë vizitorët që arrijnë majën 6.1 metra marrin një certifikatë.

Mali pret gjithashtu ngjarje të shumta – nga festivalet muzikore te ceremonitë e dasmave.

Benten është gjithashtu mali më i sigurt në Japoni, pasi nuk ka pasur asnjëherë aksidente apo raste të personave të zhdukur.

Për krahasim, mali më i lartë në Japoni, Fuji, është 3776 metra i lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori