LAJMI I FUNDIT:

Ky Land Cruiser është aq i lehtë sa ‘mund të ngrihet nga dy persona’

Ky Land Cruiser është aq i lehtë sa ‘mund të ngrihet nga dy persona’

Një burrë nga Japonia krijoi një Land Cruiser Toyta me stiropor, sipas një video të cilën e kishte publikuar në YouTube.

Ai hap pas hapi kishte treguar punën e tij duke filluar që me prerjet e para të stiroporit për të filluar me bazën e automjetit, transmeton Telegrafi.

Pasi kishte bërë bazën e automjetit dhe kishte bërë matjet e duhura, japonezi nisi më pas me krijimin e gomave që do të përmbante Land Cruiser-i.


Me përfundimin e bazës në tërësi të SUV-it, gjithçka që kishte mbetur në fund ishte ngjyrosja e makinës dhe e dizajnimit për t’u dukur sa më i vërtetë.

Land Cruiser-i i këtij versioni ishte aq i lehtë sa mund të ngrihej nga dy persona. /Telegrafi/