Please enter at least 3 characters.

Ky ishte babai i motrave Istrefi, edhe ai është ngjitur në skenë (Video)

2016/10/istrefi.jpg

Motrat Istrefi janë padyshim ndër emrat më të njohur të skenës sonë, dhe jo vetëm.

Era dhe Nora janë ato të cilat ndoqën rrugën e muzikës, gjersa motra e mesme Nita dhe vëllau i vogël Bledi kanë tjetër drejtim.

Të gjithë e dinë se kjo familje humbi kryefamiljarin Nezir Istrefin në vitin 2004, në një aksident tragjik, gjersa bashkëshortja e tij Suzana Tahirsylaj hoqi dorë nga muzika, dhe iu përkushtua rritjes së fëmijëve.

Ndoshta nuk e keni ditur, por babai i motrave Istrefi ka qenë gjithashtu pjesë e televizionit. Ai punonte në Radio Televizionin e Kosovës, gjersa disa herë e ke prekur skenën si moderator dhe recitues.

Në një video e cila ndodhet në kanalin Youtube, shihet Neziri teksa reciton një poezi me motive kombëtare në Frankfurt të Gjermanisë, në vitin 1997.

Duket se influenca e këngëtareve Nora dhe Era Istrefi për të qenë pjesë e skenës, ka qenë e ndikuar nga prezenca e vazhdueshme e prindërve në skenë. /Telegrafi/