Në kuadër të emisionit “21 Gradë”, sot ishte mysafire këngëtarja Mimoza Shkodra e cila foli për karrierën dhe jetën personale
Mbase nuk e keni ditur, por Mimoza e ka një profesion të dytë, e ai është teknike e farmacisë. Profesion të cilin e ushtron në Zvicër.
“Gjithmonë e kam dasht mjeksinë, kam dasht me u bo pediater mandej më erdh ma e lehtë me u bo teknike e farmacisë sepse fillova herët me u marr me muzikë”, u shpreh këngëtarja.
Shkodra ka lindur në Zvicër, jeton dhe punon atje.
Ndryshe Mimoza, para një muaji solli këngën “Fllad Veror”, e cila deri më tani ka mbi 1,5 milion klikime.