LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me burrin që pastroi Shtëpinë e Bardhë mbi 3 dekada (Foto)

Njihuni me burrin që pastroi Shtëpinë e Bardhë mbi 3 dekada (Foto)

Për më shumë se 3 dekada, Stewart Calvin Stevens Sr ka pastruar dritaret, dyert dhe shandanët e Shtëpisë së Bardhë, shpesh edhe më shumë.

“Kam pastruar gjithçka…përveç enëve,” thotë Stevens. Ai ka dalë në pension në vitin 2002 dhe në bodrumin e shtëpisë së tij në Upper Marlboro, një periferi e Maryland-it 45 minuta larg nga qendra e Washingtonit, ai mban një koleksion fotografish, letrash dhe objektesh të presidentëve të cilëve u ka shërbyer, shkruan Washington Post.

Po ashtu ai ka ruajtur edhe menutë e 7 darkave shtetërore ku ai ka shërbyer. Stevens thotë se koleksioni i tij është botuar në librin me titull:  “The White House Chandeliers: My Experience While Working for Seven U.S. Presidents,”(Shandanët e Shtëpisë së Bardhë: Eksperienca ime gjatë punës për 7 presidentët amerikanë).


2

“Më pëlqente të shërbeja në darkat shtetërore sepse kam patur mundësinë të takoj njerëz si Sammy Davis Jr, Frank SInatra, Muhammad Ali, Aretha Franklin dhe shumë të tjerë.

Policia prangos dhe i hedh sprej të burgosurit që bërtiste “nuk mund të marrë frymë”, një orë më vonë vdes në qelinë e tij (Foto/Video, +18)
Lexo po ashtu Policia prangos dhe i hedh sprej të burgosurit që bërtiste “nuk mund të marrë frymë”, një orë më vonë vdes në qelinë e tij (Foto/Video, +18)

“I preferuari im ishte Silvester Stallone. Një herë kur ai ishte në “Shtëpinë e Bardhë”, i thashë: Zoti Stallone, dukeni i mrekullueshëm dhe ai më tha faleminderit,” shton ai.

Stevens, 74 vjeç teksa reflekton mbi ditët e tija në “Shtëpinë e Bardhë” shpreh keqardhjen që ka dal në pension para se të shoh nga afër presidentin e parë zezak, Barack Obama.

Stevens në vitin 1954 u bashkua me Gardën Kombëtare dhe përfundoi duke u trajnuar si polic ushtarak. Por kur u kthye nga Gjermania ku ishte stacionuar, ai nuk ishte në gjendje për të filluar punë si polic apo zjarrfikës për shkak të diskriminimit.

Rrahje në Parlamentin Evropian: Eurodeputeti britanik përfundon me fytyrë për tokë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rrahje në Parlamentin Evropian: Eurodeputeti britanik përfundon me fytyrë për tokë (Foto/Video)

Por atij i duhej të punonte së bashku me gruan pasi kishin 6 fëmijë. E vetmja zgjidhje e tij ishte të bashkohej me kompaninë e pastrimit të dritareve të vëllait të tij.

3

Një ditë, puna e tij u vu re teksa po pastronte dritaret e Ndërtesës së Ekzekutivit. Pas kësaj, ai mori një ofertë të përkohshme për të punuar në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Syri.net.

Stevens ndodhej aty prej 6 muajsh, kur vuri re dy shandanë në Cross Hall, në katin e parë të “Shtëpisë së Bardhë” që dukeshin mjaft të pista. Kështu ai i kërkoi mbikëqyrësit që t’i jepte leje për t’i pastruar. Iu deshën rreth 8 orë për t’i pastruar, por të gjithë e panë se si shandanët shkëlqenin si diamante.

Ju kujtohet vogëlushja që u nxor e gjallë nga rrënojat nga zjarrfikësi? Shikoni momentin emocionues të ribashkimit me heroin e saj (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ju kujtohet vogëlushja që u nxor e gjallë nga rrënojat nga zjarrfikësi? Shikoni momentin emocionues të ribashkimit me heroin e saj (Foto/Video)

Ishte viti 1969 dhe Stevens së shpejti do të bëhej një punonjës me kohë të plotë në “Shtëpinë e Bardhë”. Dita e tij niste në orën 6 të mëngjesit dhe shpesh përfundonte natën vonë.

Stevens ishte atje për t’u takuar me presidentët Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan, Bill Clinton dhe George W. Bush. Dhe të gjithë do ta përshëndesnin atë me emër.

Por përveç kujtimeve, Stevens është krenarë se gjatë gjithë viteve të pastrimit, asnjë kristal nuk ishte thyer.

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori